Sa para' depozituam përmes bankomateve? - BSH: 13.6 mld lekë në vetëm 3 muaj. Shtohen edhe ATM-të me këtë funksion
Shqiptarët jo vetëm që po tërheqin më shumë para nga bankomatet, por gjithashtu po zgjedhin të depozitojnë më tepër para përmes ATM-ve sesa në sportelet fizike të bankave. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në tremujorin e parë të 2025 janë kryer 31% më shumë depozitime se në tremujorin e parë të 2024.
E thënë ndryshe, në këtë periudhë janë realizuar mbi 71 mijë depozitime më shumë, duke e çuar numrin total në 300 mijë. Në mars rezultojnë të jenë depozituar më shumë para, ndërsa në shkurt, megjithëse janë kryer më pak depozitime në numër në krahasim me janarin, shuma ka qenë më e lartë.
Por sa është konkretisht shuma e parave të depozituara në bankomate?
Në 3 muajt e parë të këtij viti janë depozituar 13.6 miliardë lekë në ATM. Statistikat zyrtare flasin për një rritje me 21.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Jo të gjithë bankomatet shërbejnë edhe për depozitim parash. Disa banka ofrojnë vetëm ATM që kanë për funksion tërheqjen e parave dhe jo depozitimin e tyre. Si rrjedhojë, për të kaluar para në llogarinë e tyre rrjedhëse ose kur kanë për të shlyer detyrime të kartës së kreditit, qytetarët detyrohen të paraqiten në degët fizike të bankës.
Depozitimet në bankomat mund të kryhen në llogari me kartën e debitit ose të kreditit. Për të kryer depozitime parash me kartë, zakonisht duhet të respektohet monedha e llogarisë me të cilën është lidhur karta. Kartat në monedhën lek pranojnë depozitime vetëm në lek, ndërsa kartat në monedhën euro pranojnë depozitime vetëm në euro. Megjithatë, disa banka bëjnë të mundur që shumën e depozituar në lekë ta konvertojnë në monedhën e llogarisë me kursin ditor të këmbimit.
Bankat kanë një numër maksimal të prerjeve të kartëmonedhave për depozitim dhe kanë limite ditore, javore ose mujore të shumës së parave që mund të depozitohen.
Aktualisht, në Shqipëri numërohen 1064 bankomate, ku vetëm 408 prej tyre kanë edhe funksionin e depozitimit të parave.

Sigurimi ndaj fatkeqësive, i detyrueshëm për bizneset - Greqia nis aplikimin. Cilat ndërmarrje përjashtohen nga masa?
Vendimi i përbashkët i disa ministrive greke për sigurimin e detyrueshëm të bizneseve kundër fatkeqësive natyrore ka hyrë në fuqi. Neni, i miratuar më 1......

Pensionet, sa do rriten deri në 2030-ën? - Qeveria do të rishikojë pensionin minimal, mesatar dhe social
Qeveria parashikon që deri në vitin 2030 të rrisë në masën 50% pensionin mesatar në Shqipëri. Aktualisht, pensioni mesatar i pleqerisë në vend sipas të......

ERE, 24 mln lekë më shumë nga pagesat rregullatore - Enti synon mbledhjen e 392.8 mln lekëve nga 392 kompani të licencuara
Enti Rregullator i Energjisë parashikon rritje të të ardhurave nga pagesat rregullatore të kompanive që operojnë në tregun e energjisë. Në total, ky dikaster......

Qeveria miraton Programin Kombëtar të Punës - 250 të rinj do të punësohen në administratën publike
Këshilli i Ministrave ka miratuar Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe institucionet e tjera publike për profesionistë......

Trump “mbyll” kufijtë - U ndalon qytetarëve të 12 shteteve hyrjen në SHBA
Administrata Trump nënshkroi një urdhër që pezullon udhëtimin drejt SHBA-së për qytetarët nga 12 vende: Afganistani, Mianmari, Çadi, Kongo, Guinea......

Dobësohet sërish Dollari amerikan ndërsa Paundi rikuperon pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish një rënie këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 85.3 lekë dhe është shitur me 86.5 lekë......

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, takim me Të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë - Fokusi tek bashkëpunimi për sigurinë
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka zhvilluar një takim me Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn. Hoxha......

Vlerësimi dhe analizimi i sigurisë kibernetike, qeveria miraton metodologjinë
Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e metodologjisë për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut të sigurisë kibernetike. Në mbështetje të Kushtetutës......