Shqipëria Postuar më 5 Qershor 2025, 10:11

ERE, 24 mln lekë më shumë nga pagesat rregullatore - Enti synon mbledhjen e 392.8 mln lekëve nga 392 kompani të licencuara 

Nga Ola Mitre

ERE, 24 mln lekë më shumë nga pagesat rregullatore - Enti synon

Enti Rregullator i Energjisë parashikon rritje të të ardhurave nga pagesat rregullatore të kompanive që operojnë në tregun e energjisë. Në total, ky dikaster synon të mbledhë rreth 392.8 mln lekë për vitin 2024 nga subjektet e licencuar në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit natyror. Ndërkohë që, në raport me një vit më parë janë gati 24 mln lekë të ardhura më shumë.  

Kjo rritje mund të vijë për disa arsye. Një prej tyre është rritja e numrit të kompanive të licencuara në sektorin energjetik, pasi deri në dhjetor të 2024-ës figuronin 392 subjekte apo 51 subjekte më shumë se një vit më parë.

Po ashtu, rritja e vlerës së pagesave rregullatore mund të vijë si pasojë e rritjes së të ardhurave të kompanive përgjatë vitit që shkoi.

Kjo pasi, llogaritja e pagesave rregullatore për secilin të licencuar është bërë mbi bazën e peshës specifike të të ardhurave nga aktiviteti i licencuar për vitin 2024 në raport me totalin e të ardhurave të sektorit.

Tarifat për secilin subjekt janë përcaktuar përmes një vendimi të miratuar pak ditë më parë nga Enti Rregullator, pas dorëzimit të pasqyrave financiare nga ana e subjekteve.

Ndërkaq, ky është viti i gjashtë, ku aplikohen pagesa rregullatore fikse prej 100 mijë lekësh për shoqëritë e licencuara në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike, furnizimit dhe tregtimit të energjisë elektrike dhe gazit natyror që në vitin parardhës nuk kanë pasur aktivitet. Kjo pagesë fikse është apikuar edhë për ato subjekte që nuk kanë paraqitur pasqyrat fnanciare.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat