Analiza Postuar më 4 Shkurt 2026, 13:04

Sa minuta na ndajnë nga shkolla dhe spitali? Eurostat zbulon diferencat mes qyteteve dhe zonave rurale në Shqipëri dhe rajon

Nga Eldiona Serani

Sa minuta na ndajnë nga shkolla dhe spitali? Eurostat zbulon diferencat mes

Agjencia Europiane e Statistikave, Eurostat, ka publikuar së fundmi të dhëna që tregojnë sa pranë janë banesat me institucionet bazë, si qendrat shëndetësore, spitalet dhe shkollat, shërbime që përdoren çdo ditë nga familjet. Bazuar në këto të dhëna, Eurostat llogarit kohën mesatare që i nevojitet një banori për të arritur nga banesa e tij në një prej këtyre institucioneve, duke përdorur makinën.

Për Shqipërinë, të dhënat tregojnë diferenca të qarta mes qyteteve dhe fshatrave. Sipas hartës së publikuar, në bashkitë më të vogla dhe në qytetet e vogla, koha mesatare për të arritur në një shkollë apo qendër shëndetësore është relativisht e shkurtër, kryesisht nga 5 deri në 8 minuta, ndërsa në zonat pak më të largëta arrin deri në rreth 15 minuta.

Ajo që bie më shumë në sy është diferenca mes zonave urbane dhe atyre rurale. Në krahasim me qytetet, në zonat më pak urbane dhe fshatrat, distanca drejt institucioneve bazë shpesh kërkon mbi 30 minuta udhëtim, duke konfirmuar se afërsia me shkollat dhe spitalet vijon të mbetet një problem në këto zona.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, situata paraqitet pak a shumë e ngjashme me Shqipërinë, zonat urbane kanë akses më të shpejtë dhe më të lehtë, ndërsa në zonat rurale rritet ndjeshëm koha e nevojshme për të arritur në qendrat shëndetësore apo shkollat më të afërta. Ndryshe paraqitet situata në vende si Franca dhe Gjermania, ku pothuajse çdo zonë, qoftë fshat apo qytet, rezulton të ketë afërsi të mirë me këto institucione, duke dëshmuar nivelin e lartë të zhvillimit edhe në zonat rurale.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat