Shqipëria Postuar më 4 Shkurt 2026, 13:00

Kush duhet të nxitojë për të bërë rivlerësim e pasurive? - Pipiria: Pronat që nuk kanë vlerë në kartelë, domosdoshmëri

Nga SCAN TV

Kush duhet të nxitojë për të bërë rivlerësim

Rivlerësimi i pasurive është një proces që synon të kursejë qytetarët në rast të shitjes së pronës ku sipas ligjit do të duhet të paguanin 15 % tatim të diferencës midis çmimit të blerjes dhe atij të shitjes, duke u dhënë kështu mundësinë që të rrisin vlerën e pronës me një norme tatimore prej 5%.

Por kush duhet të nxitojë që të bëjë rivlerësimin? Në një intervistë për SCAN TV, Drejtori i Ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria, liston kategoritë për të cilët është i domosdoshëm ky proces.

“Kushdo që ka në plan për shitjen e pronës gjatë viteve 2026-2027-2028 sepse shohim që deri në 2028 nuk do të ketë një rishikim të tatimit. Kushdo që nuk ka një vlerë tregu në kartelën e pasurisë, siç janë prona të fituara nga procesi i privatizimit, trashëgimitë, etj. Pronat që janë në proces legalizimi sepse kanë vlera minimale apo zero në kartelë, pavarësisht nëse kanë në plan të shiten apo jo, duhet bërë rivlerësimi sepse nëse do duhet të kryhet një tjetërsim prone, do ta kenë shumë të vështirë. Rivlerësimi nuk është kostto, por investime. Pronat do të kenë vlerë të shtuar në vitet e ardhshme”.

Por, kush nuk e ka të ngutshëm këtë proces?

“Kush ka kryer rivlerësim në vitin 2022 apo në 2020 dhe ka arritur afër vlerës së tregut. Por mund të ketë të papritura, mund të ketë shpronësime dhe nëse nuk ke vlerën e duhur në kartelë, automatikisht pronat shpronësohen me çmime reference të cilat janë larg vlerës reale të tregut.”

Kjo masë synon të rrisë transparencën në tregun e pasurive të paluajtshëm, të ulë informalitetin dhe të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat