“Zgjohet” shërbimi i detyrueshëm ushtarak? - Shqipëria nuk ka plan ta rikthejë. Serbia dhe Kroacia, të vetmet që nisin rekrutimet

Në një kohë kur kërcënimet në botë po shtohen, shumë vende po rrisin investimet në fushën e mbrojtjes. Edhe Ballkani Perëndimor synon ta zgjojë këtë industri, me disa prej shteteve që po rikthejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Në vitin 2024 u deklarua për herë të parë nga Shqipëria se është gati të riaktivizojë industrinë ushtarake. Që nga ai moment janë ndërmarrë disa hapa konkretë me krijimin e kompanisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake, KAYO, e cila do të nisë me prodhimet këtë vit, ndërsa po investohet në rivitalizimin e reparteve/fabrikave, përmirësimin e infrastrukturës kritike dhe zhvillimin e kapaciteteve. Megjithatë, për sa i përket shërbimit të detyrueshëm ushtarak, që prej heqjes së tij në vitin 2010, vendi nuk ka asnjë plan ta rikthejë.
E kundërta ndodh me Serbinë. Që nga heqja e tij në 2011, shërbimi ushtarak ka qenë vullnetar. Në vijim pritet që shteti serb të marrë një vendim nëse ky shërbim do të jetë i detyrueshëm duke filluar nga dhjetor 2026 ose mars 2027, ndërsa në shtator do të nisin regjistrimet. Shërbimi ushtarak do të zgjasë 75 ditë.
Nga ky vit, edhe Kroacia e ka bërë të detyrueshëm për shtetasit e saj shërbimin ushtarak. Ai u hoq zyrtarisht në vitin 2008. Shërbimi zgjat dy muaj, me një pagë neto mujore prej 1,100 eurosh, ndërsa planifikohet të trajnojë 800 deri në 4000 ushtarë çdo vit në 3 kazerma.
Për sa i përket Kosovës, edhe pse në vitin 2021 kryeministri Albin Kurti e kishte ngritur si çështje rikthimin e tij, deri më tani nuk kanë asnjë plan konkret.
Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina që hoqën shërbimin e detyrueshëm ushtarak në 2006, po ashtu nuk kanë diskutuar mbi këtë çështje.
Austria, Qipro, Danimarka, Estonia, Finlanda, Greqia, Letonia, Lituania, Suedia, Zvicra, Norvegjia, Turqia, Ukraina dhe Rusia, nuk e kanë hequr kurrë shërbimin e detyrueshëm. Madje Norvegjia u bë vendi i parë evropian që vendosi shërbimin ushtarak të detyrueshëm për gratë.
Centralet diellore, interes nga investitorët - Aplikimi i ri në MIE, projekt me fuqi 70 MW në Savër të Lushnjes
Energjia diellore mbetet në fokus të investitorëve privatë, me interes për të ndërtuar centrale të mëdhenj fotovoltaikë. Trendi i shënuar vitin e kaluar me......
Trajtimi financiar i mësuesve, nismë e re në Kuvend - Kushi: Ndryshimet në Ligjin e Arsimit Parauniversitar, zgjidhje e shpejtë
Deputetja socialiste Evis Kushi ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një nismë ligjore që synon korrigjimin e trajtimit financiar për mësuesit e punësuar......
65 mln euro për garancinë rinore - Rama: Projekti me Komisionin Evropian për mbështetje financiare dhe aftësim profesional
Qeveria shqiptare dhe Komisioni Evropian kanë nisur projektin e garancisë rinore, me një vlerë prej 65 milionë euro. Gjatë takimit përmbyllës të Thirrjes së......
Si e kufizojnë evropianët aksesin në të dhënat personale? - Qytetarët më të kujdesshëm. BE, drejt sovranitetit digjital
Të dhënat e reja tregojnë se qytetarët e BE-së po marrin më shumë masa paraprake me të dhënat e tyre personale në internet, ndërsa Evropa përpiqet të rimarrë......
Sa mish konsumojnë shqiptarët? Rreth 75 kg në vit. Brazili, Shtetet e Bashkuara dhe Greqia, importuesit kryesorë
Shqiptarët konsumojë rreth 179 milionë kilogramë mish, bazuar në të dhënat më të fundit të tregtisë së jashtme dhe prodhimit vendas, referuar INSTAT. Nëse e......
Sa shpenzojnë bizneset shqiptare për ruajtjen e të dhënave? Gati një në 3 sipërmarrje paguan tarifë për blerjen dhe përdorimin e cloud
Një nga nevojat më të reja të kompanive sot është ruajtja e dokumenteve dhe informacionit në mënyrë digjitale. Me përshpejtimin e procesit të digjitalizimit,......
210 mln lekë grante për ndërmarrjet sociale - Ndihmë shtetërore për punësimin dhe shërbimet
Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Komisionit të Ndihmës Shtetërore për autorizimin e skemës së ndihmës shtetërore “Fondi në mbështetje të......
“Qendrat e të dhënave orbitale, shumë larg realitetit” - Kreu i Amazon thotë së kjo ide nuk është ekonomike
Një ekzekutiv i lartë i cloud computing të Amazon tha se qendrat e të dhënave të bazuara në hapësirë janë "shumë larg" të qenit një realitet, edhe pse një......


