Shqipëria Postuar më 4 Shkurt 2026, 13:53

Evazion fiskal nga postat private? - Prokuroria e Tiranës nis hetimin dhe kontrollet në disa subjekte

Nga Fabjona Pasho

Evazion fiskal nga postat private? - Prokuroria e Tiranës nis hetimin dhe

Hetime subjekteve që ofrojnë shërbime postare. Prokuroria Tiranë regjistron procedim penal për evazion fiskal për mallrat që shiten pa faturë, sekuestrohen 13 mln lekë. Pas lejimit nga gjykata, me kërkesë të organit procedues, si rrjedhojë u ushtruan kontrolle në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet.

Deri më tani, nga kontrollet janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa fatura tatimore, 13 milionë lekë, si dhe dokumentacion shoqërues, prova që sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, tregojnë paligjshmëri në drejtim të evazionit fiskal, si dhe shuma parash që dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet vijojnë për identifikimin e shitësve realë dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat