Trajtimi financiar i mësuesve, nismë e re në Kuvend - Kushi: Ndryshimet në Ligjin e Arsimit Parauniversitar, zgjidhje e shpejtë

Deputetja socialiste Evis Kushi ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një nismë ligjore që synon korrigjimin e trajtimit financiar për mësuesit e punësuar në sistemin arsimor përpara hyrjes në fuqi të sistemit të Bolonjës.
Nisma parashikon një shtesë në Ligjin e Arsimit Parauniversitar për rreth 11 mijë mësuesit e punësuar para datës 1 mars 2017, të cilëve, për shkak të ndryshimeve ligjore dhe përshtatjes së legjislacionit me sistemin e Bolonjës, diplomat u janë ekuivalentuar si diploma të ciklit të pare, Bachelor, duke reflektuar diferencime në trajtimin financiar.
Ligji aktual parashikon trajtim të diferencuar për personelin mësimdhënës që ka përfunduar studimet universitare në ish-institutet e larta pedagogjike, duke i njohur diplomat tetë-semestrale për efekt page, ndërsa nuk përfshin mësuesit që kanë ndjekur arsimin e njëjtë në universitete përpara transformimit të sistemit të arsimit të lartë sipas Bolonjës. Si pasojë, një pjesë e këtyre mësuesve trajtohen sot me paga më të ulëta, me një diferencë që, sipas përfaqësuesve të tyre, arrin deri në rreth 5 mijë lekë në muaj, pavarësisht se kryejnë të njëjtën punë dhe kanë të njëjtën ngarkesë mësimore.
Ndryshimi ligjor synon të përfshijë në trajtimin financiar edhe këtë kategori mësuesish, si dhe ata që kanë ndjekur Master Profesional me 60 ose 90 kredite, me qëllim garantimin e një shpërblimi më të drejtë dhe motivues për personelin mësimdhënës.
Ndërkaq, disa muaj më parë, edhe deputetja Ina Zhupa ka paraqitur një nismë ligjore për këtë problematikë, e cila parashikon ndërhyrje në Ligjin e Arsimit të Lartë. Kjo nismë synon njohjen më të gjerë dhe barazvlefshmërinë e diplomave të përfituara para sistemit të Bolonjës, duke prekur jo vetëm aspektin e pagës, por edhe statusin akademik dhe mundësitë e avancimit në karrierë.
65 mln euro për garancinë rinore - Rama: Projekti me Komisionin Evropian për mbështetje financiare dhe aftësim profesional
Qeveria shqiptare dhe Komisioni Evropian kanë nisur projektin e garancisë rinore, me një vlerë prej 65 milionë euro. Gjatë takimit përmbyllës të Thirrjes së......
Si e kufizojnë evropianët aksesin në të dhënat personale? - Qytetarët më të kujdesshëm. BE, drejt sovranitetit digjital
Të dhënat e reja tregojnë se qytetarët e BE-së po marrin më shumë masa paraprake me të dhënat e tyre personale në internet, ndërsa Evropa përpiqet të rimarrë......
Sa mish konsumojnë shqiptarët? Rreth 75 kg në vit. Brazili, Shtetet e Bashkuara dhe Greqia, importuesit kryesorë
Shqiptarët konsumojë rreth 179 milionë kilogramë mish, bazuar në të dhënat më të fundit të tregtisë së jashtme dhe prodhimit vendas, referuar INSTAT. Nëse e......
Sa shpenzojnë bizneset shqiptare për ruajtjen e të dhënave? Gati një në 3 sipërmarrje paguan tarifë për blerjen dhe përdorimin e cloud
Një nga nevojat më të reja të kompanive sot është ruajtja e dokumenteve dhe informacionit në mënyrë digjitale. Me përshpejtimin e procesit të digjitalizimit,......
210 mln lekë grante për ndërmarrjet sociale - Ndihmë shtetërore për punësimin dhe shërbimet
Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Komisionit të Ndihmës Shtetërore për autorizimin e skemës së ndihmës shtetërore “Fondi në mbështetje të......
“Qendrat e të dhënave orbitale, shumë larg realitetit” - Kreu i Amazon thotë së kjo ide nuk është ekonomike
Një ekzekutiv i lartë i cloud computing të Amazon tha se qendrat e të dhënave të bazuara në hapësirë janë "shumë larg" të qenit një realitet, edhe pse një......
Nje tjetër marrëveshje tregtare për BE? - Brenda këtij muaji pritet nënshkrimi me Australinë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të shkojë në Australi Brenda këtij muaji në një përpjekje për të nënshkruar një marrëveshje......
Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur këtë të mërkurë negativisht duke humbur pikë nga një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81.2 lekë dhe është......


