Kur nis rivlerësimi i pasurive? - 6 000 kontrata “të ngrira” në pritje të procesit

Së shpejti pritet që të nisë procesi i rivlerësimit të pasurive në vend për të gjithë ata qytetarët që kanë interes të rrisin vlerën ligjore të banesës së tyre si dhe për pronat që janë në proces shitjeje.
Ligji që u jep të drejtën qytetarëve dhe bizneseve që të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme me një normë tatimore prej 5 % ka hyrë zyrtarisht në fuqi më 22 Janar. Por tashmë pritet që të dalë udhëzimi përkatës për ta bërë të zbatueshëm këtë ligj.
Sipas burimeve nga Ministria e Financave, por edhe nga tregu i pasurive të paluajtshme, deri në fund të muajit Shkurt, pritet miratimi i udhëzimit përkatës, çka i hap dritën jeshile nisjes së aplikimeve nga ana e qytetarëve për rivlerësimin e pronave.
Referuar të dhënave nga Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA) aktualisht janë 6 mijë kontrata për ndryshim pronësie “të ngrira” në pritje të nisjes së procesit.
Ky proces pritet të ndikojë ndjeshëm në nxitjen e transaksioneve të pronave të cilat deri më tani kanë qenë në pritje të lehtësimit fiskal, për të mos paguar normën tatimore në fuqi prej 15 % dhe nga kjo iniciativë pritet të përfitojnë drejtpërdrejt 500 mijë familje.
Referuar ligjit, kërkesat për rivlerësim të dorëzuara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të cilat janë kryer pagesat e tatimit, por nuk kanë përfunduar procedurat administrative nga ASHK-ja brenda datës 31 dhjetor 2026, konsiderohen objekt rivlerësimi sipas këtij ligji dhe procedurat administrative përfundojnë deri më 31 mars 2027.
Rivlerësimi mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme, nga institucionet përkatëse ose nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Në rast se individi vendos që të kryejë rivlerësimin me vlerën e tregut, atëherë ai zgjedh një ekspert të licencuar. Aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të ekspertit dhe llogaria për tatimin që duhet paguar bëhet nga Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Në rast se individi vendos që rivlerësimi të kryhet me çmimet minimale fiskale në fuqi, atëherë ai aplikon pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e cila edhe në këtë rast bën llogaritjen e tatimit që duhet paguar referuar normës tatimore 5%.
Obligacionet 15-vjeçare tërheqin investitorët - Si ishte kërkesa dhe oferta në ankandin e parë për vitin 2026?
Fillimi i vitit 2026 po shënon një tendencë pozitive në tregun e titujve qeveritarë në Shqipëri, me rënie të dukshme të yield-eve për të gjitha maturitetet.......
“Zgjohet” shërbimi i detyrueshëm ushtarak? - Shqipëria nuk ka plan ta rikthejë. Serbia dhe Kroacia, të vetmet që nisin rekrutimet
Në një kohë kur kërcënimet në botë po shtohen, shumë vende po rrisin investimet në fushën e mbrojtjes. Edhe Ballkani Perëndimor synon ta zgjojë këtë......
Centralet diellore, interes nga investitorët - Aplikimi i ri në MIE, projekt me fuqi 70 MW në Savër të Lushnjes
Energjia diellore mbetet në fokus të investitorëve privatë, me interes për të ndërtuar centrale të mëdhenj fotovoltaikë. Trendi i shënuar vitin e kaluar me......
Trajtimi financiar i mësuesve, nismë e re në Kuvend - Kushi: Ndryshimet në Ligjin e Arsimit Parauniversitar, zgjidhje e shpejtë
Deputetja socialiste Evis Kushi ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një nismë ligjore që synon korrigjimin e trajtimit financiar për mësuesit e punësuar......
65 mln euro për garancinë rinore - Rama: Projekti me Komisionin Evropian për mbështetje financiare dhe aftësim profesional
Qeveria shqiptare dhe Komisioni Evropian kanë nisur projektin e garancisë rinore, me një vlerë prej 65 milionë euro. Gjatë takimit përmbyllës të Thirrjes së......
Si e kufizojnë evropianët aksesin në të dhënat personale? - Qytetarët më të kujdesshëm. BE, drejt sovranitetit digjital
Të dhënat e reja tregojnë se qytetarët e BE-së po marrin më shumë masa paraprake me të dhënat e tyre personale në internet, ndërsa Evropa përpiqet të rimarrë......
Sa mish konsumojnë shqiptarët? Rreth 75 kg në vit. Brazili, Shtetet e Bashkuara dhe Greqia, importuesit kryesorë
Shqiptarët konsumojë rreth 179 milionë kilogramë mish, bazuar në të dhënat më të fundit të tregtisë së jashtme dhe prodhimit vendas, referuar INSTAT. Nëse e......
Sa shpenzojnë bizneset shqiptare për ruajtjen e të dhënave? Gati një në 3 sipërmarrje paguan tarifë për blerjen dhe përdorimin e cloud
Një nga nevojat më të reja të kompanive sot është ruajtja e dokumenteve dhe informacionit në mënyrë digjitale. Me përshpejtimin e procesit të digjitalizimit,......


