Blerja e një prone në Tiranë/ Sa rritet kostoja reale përtej çmimit të shitjes?

Të dhënat e Investropa për shitblerjet e banesave tregojnë se përveç çmimit të apartamentit, blerësit duhet të llogarisin edhe disa kosto shtesë që lindin pasi prona blihet në kryeqytet.
Në varësi të faktit nëse bëhet fjalë për një apartament ekzistues apo për një ndërtim të ri, blerësit duhet të shtojnë rreth 6% deri në 12% mbi çmimin përfundimtar për banesat ekzistuese dhe 4% deri në 9% për ndërtimet e reja, për të mbuluar taksat, tarifat dhe shpenzimet e mobilimit apo rikonstruksionit.
Për një pronë me vlerë rreth 200 mijë dollarë (rreth 16.4 milionë lekë ose 169,500 euro), tarifat noteriale dhe regjistrimi zakonisht kushtojnë 4,000–5,000 dollarë. Nëse prona është ekzistuese, rikonstruksioni dhe mobilimi mund të shtojnë edhe 10,000–25,000 dollarë të tjera, duke e çuar koston totale në 214,000 deri në 230,000 dollarë.
Ndërkohë, për një pronë me vlerë 500 mijë dollarë (rreth 40.9 milionë lekë ose 424,000 euro), tarifat dhe shpenzimet procedurale mund të arrijnë 8,000–12,000 dollarë, ndërsa mobilimi apo investimet shtesë mund të variojnë nga 20,000 deri në 50,000 dollarë. Në këtë rast, kostoja totale mund të shkojë në 528,000–562,000 dollarë.
Ndërsa për pronat luksoze me vlerë rreth 1 milion dollarë (rreth 81.8 milionë lekë ose 848,000 euro), tarifat e transaksionit mund të luhaten nga 15,000 deri në 25,000 dollarë. Nëse bëhet fjalë për një banesë luksoze që kërkon mobilim të personalizuar, shpenzimet shtesë mund të arrijnë 50,000–100,000 dollarë ose më shumë, duke e rritur ndjeshëm koston përfundimtare.
Studimi I Investropa thekson se blerja e një prone në Tiranë, përveç çmimit të shpallur, ka edhe disa detyrime të tjera financiare. Taksat e transferimit paguhen gjatë kalimit të pronësisë dhe llogariten mbi vlerën e deklaruar të pronës. Tarifat noteriale janë të domosdoshme për finalizimin e kontratës së shitblerjes dhe zakonisht variojnë nga 0.23% deri në 0.35% të vlerës së pronës. Regjistrimi në Kadastër (ASHK) është hapi që zyrtarizon pronësinë dhe ka një kosto nga disa dhjetëra deri në disa qindra euro. Nëse transaksioni realizohet përmes një agjenti imobiliar, komisioni zakonisht është 1%–2% e çmimit të blerjes dhe mbetet i negociueshëm.
Në një treg ku çmimi i shpallur është vetëm pika e nisjes së investimit, një planifikim i kujdesshëm financiar është thelbësor për të shmangur kosto të papritura dhe për të pasur një panoramë reale të shpenzimit total.
Administrata mban në punë studentët e ekselencës - Zgjatet kontrata 1-vjeçare, shmanget ndërprerja e punësimit
Këshilli i Ministrave ka miratuar një ndryshim në vendimin “Për punësimin e përkohshëm të studentëve të ekselencës në institucionet e administratës......
Lindjet, Dibra pëson goditjen më të fortë brenda vitit/ Gjirokastra dhe Korça kryesojnë tkurrjen afatgjatë, Tirana reziston
Rënia e lindjeve është thelluar ndjeshëm në vitin 2025, duke konfirmuar një trend negativ që po prek të gjithë vendin. Krahasuar me vitin 2024, në rang......
Formohet qeveria e re e Kosovës - Kryeministri Kurti: Paga mesatare në sektorin publik do të jetë 1,000 euro
Pas konstituimit të Legjislaturës X me kryetare Albulena Haxhiu, Kuvendi i Republikës së Kosovës mbrëmjen e djeshme votoi me 66 vota pro dhe 49 kundër......
Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan edhe pse ka regjistruar një rritje të lehtë nga dita e djeshme e ka nisur këtë të enjte në rënie duke u dobësuar sërish teksa është blerë......
“Duhet të thjeshtojmë rregulloret” - Von der Leyen: BE të jetë më konkurruese globalisht
“Bashkimi Evropian duhet të thjeshtojë rregulloret për kompanitë që bëjnë biznes në rajon në mënyrë që ta bëjë bllokun më konkurrues ndaj vendeve si Shtetet......
Negociatat e Volkswagen sjellin kërkesa të reja - Nevojat e prodhuesve të makinave elektrike nga Kina
Prodhuesit e mëdhenj kinezë të makinave do të “trokasin në derën e Brukselit” pasi Volkswagen siguroi një lehtësim tarifash nga BE për makinën e saj......
Qiratë kërcënojnë rimëkëmbjen ekonomike të Greqisë - Rritje e pandalshme. Edhe subvencionet e qeverisë nuk kanë patur ndikim
Ekonomia e Greqisë po rimëkëmbet ndjeshëm nga kriza financiare e viteve 2009-2018. Rritja tejkalon mesataren e BE-së, vendi po shlyen kreditë e shpëtimit......
SHBA, demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve përpjeke kundër tarifave të Trump për Kanadanë
Një votim në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA-së, u nda ngushtë duke hedhur poshtë të martën një përpjekje nga udhëheqësit republikanë për të bllokuar sfidat......


