Analiza Postuar më 12 Shkurt 2026, 10:37

Lindjet, Dibra pëson goditjen më të fortë brenda vitit/ Gjirokastra dhe Korça kryesojnë tkurrjen afatgjatë, Tirana reziston

Nga Xhorxhina Deda

Lindjet, Dibra pëson goditjen më të fortë brenda vitit/

Rënia e lindjeve është thelluar ndjeshëm në vitin 2025, duke konfirmuar një trend negativ që po prek të gjithë vendin. Krahasuar me vitin 2024, në rang kombëtar lindjet ranë me 8.1%, nga 23,310 në 21,425 foshnja. Nuk ka asnjë qark që të ketë shënuar rritje, por tkurrja është e përgjithshme dhe me intensitete të ndryshme.

Goditjen më të fortë brenda një viti e ka pësuar Dibra. Lindjet ranë nga 1,095 në 872, ose 20.4% më pak, e cila konsiderohet si rënia më e lartë në vend. Pas saj renditet Korça, me një tkurrje prej 18.5%, duke zbritur nga 1,181 në 963 lindje, ose 218 foshnja më pak se një vit më parë. Këto dy qarqe dallohen qartë për përshpejtimin e fortë të rënies, shumë mbi mesataren kombëtare.

Një valë tjetër rënieje dyshifrore përfshin Fierin, Elbasanin dhe Vlorën. Fieri shënoi 12.7% më pak lindje, Elbasani 12.4%, ndërsa Vlora po ashtu 12.4%. Edhe Durrësi, një nga qarqet me peshë ekonomike dhe demografike, regjistroi një rënie prej 11.7%, duke humbur mbi 300 lindje brenda vitit dhe zbritur në 2,312 foshnja.

Lezha shënoi një tkurrje prej 11.2%, Kukësi 10%, ndërsa Gjirokastra 10.4%, duke mbetur qarku me numrin më të ulët absolut të lindjeve, me vetëm 301 në vit. Shkodra regjistroi një rënie prej 9.7%, ndërsa Berati 8.6%. Rënia më e ulët në vend u shënua në Tiranë, me 2% më pak lindje krahasuar me vitin 2024. Megjithatë, edhe kryeqyteti ka hyrë në trajektore negative, duke zbritur në 8,830 lindje, ndonëse mbetet qarku me peshën më të madhe në totalin kombëtar.

Nëse analiza zgjerohet në harkun e 15 viteve, tabloja bëhet edhe më e rëndë. Krahasuar me vitin 2011, lindjet në rang vendi kanë rënë me 37.5%, nga 34,285 në 21,425. Në disa qarqe, rënia ka kaluar mbi gjysmën e nivelit të asaj kohe.

Gjirokastra dhe Korça kryesojnë tkurrjen afatgjatë, me përkatësisht 59.5% dhe 59.3% më pak lindje se në vitin 2011. Pas tyre vijnë Dibra me 55.8%, Kukësi me 54.6% dhe Berati me 54.3%. Edhe Fieri, Vlora dhe Elbasani kanë humbur rreth gjysmën e lindjeve në një dekadë e gjysmë.

Më pak e prekur rezulton Tirana, me një rënie prej vetëm 7.5% në 15 vite, çka tregon përqendrimin e popullsisë në kryeqytet. Durrësi ka shënuar një tkurrje prej 32.3%, Shkodra me 40.3% dhe Lezha me 46.3%, duke u pozicionuar në mes të spektrit.

Të dhënat flasin për një krizë demografike që nuk është më episodike, por strukturore. Ndërsa disa qarqe po boshatisen me ritme të shpejta, Tirana mbetet poli i vetëm që po amortizon pjesërisht rënien.

Shqipëria 12 Shkurt Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan edhe pse ka regjistruar një rritje të lehtë nga dita e djeshme e ka nisur këtë të enjte në rënie duke u dobësuar sërish teksa është blerë......

Live TV

Të fundit
Analiza 12 Shkurt Dani Rodrik

Bota ka nevojë që Evropa të veprojë shpejt

Dy superfuqitë e botës vështirë se mund të quhen modele frymëzuese për ata që kujdesen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale.......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 12 Shkurt Dani Rodrik

Bota ka nevojë që Evropa të veprojë shpejt

Dy superfuqitë e botës vështirë se mund të quhen modele frymëzuese për ata që kujdesen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale.......