Shqipëria Postuar më 12 Shkurt 2026, 10:45

Administrata mban në punë studentët e ekselencës - Zgjatet kontrata 1-vjeçare, shmanget ndërprerja e punësimit

Nga Ernilda Luzi

Administrata mban në punë studentët e ekselencës - Zgjatet

Këshilli i Ministrave ka miratuar një ndryshim në vendimin “Për punësimin e përkohshëm të studentëve të ekselencës në institucionet e administratës shtetërore”, duke parashikuar shtyrjen e afatit të kontratave për vitin 2026.

Vendimi është propozuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Sipas vendimt të miratuar nga qeveria, përjashtimisht për vitin 2026, studentëve të ekselencës që janë punësuar me kontratë 1-vjeçare në administratën shtetërore, në bazë të thirrjes së publikuar në dhjetor 2024, do t’u zgjatet afati i kontratës deri në përfundim të procedurave të rregullta të punësimit.

Qëllimi i këtij vendimi është të garantojë vijimësinë e angazhimit të studentëve të ekselencës dhe të shmangë ndërprerjen e kontratave përpara përfundimit të procedurave ligjore të punësimit. Gjithashtu, ky vendim synon të mbrojë studentët e përfshirë në programin e punësimit mbi bazën e thirrjes publike të dhjetorit 2024, të cilët ishin punësuar me kontrata njëvjeçare. Me përfundimin e mandatit të tyre në fillim të këtij viti, ekzistonte rreziku që këta të rinj të mbeteshin pa punë, deri në hapjen e procedurave të reja të rekrutimit. 

Ndërkohë, afati i kontratës së tyre do të shtyhet deri në përfundim të procedurave të punësimit, sipas legjislacionit specifik, që rregullon marrëdhënien e punës në këto institucione. Për zbatimin e vendimit ngarkohen Departamenti i Administratës Publike dhe institucionet përkatëse të administratës shtetërore.

 

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët
Shqipëria 12 Shkurt Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan edhe pse ka regjistruar një rritje të lehtë nga dita e djeshme e ka nisur këtë të enjte në rënie duke u dobësuar sërish teksa është blerë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat