Kroçiera “Sirena” sjell 646 turistë në Durrës - Shqipëria, një destinacion turistik edhe jashtë sezonit veror

Një tjetër kroçierë me turistë ka mbërritur mëngjesin e së shtunës në Shqipëri, duke konfirmuar rritjen e interesit të turistëve të huaj për vendin tonë në prag të sezonit veror. Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se në Portin e Durrësit është ankoruar kroçiera “SIRENA”, me 646 turistë në bord dhe 393 anëtarë të ekuipazhit.
Sipas kryeministrit, vizitorët vijnë nga vende të ndryshme të botës, mes tyre Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Meksika, etj., ndërsa Shqipëria po zgjidhet gjithnjë e më shumë si një nga ndalesat më të preferuara të kroçierave turistike në Mesdhe.
Fluksi i turistëve të huaj ka njohur rritje edhe gjatë këtij viti. Sipas raportit më të fundit të INSTAT, hyrjet gjithsej për periudhën Janar-Mars arritën në 3.58 milionë vizitorë, duke konfirmuar se Shqipëria po thyen sezonalitetin dhe po tërheq flukse të larta turistike edhe jashtë muajve të verës. Ndërsa në muajin prill, sipas një postimi në rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama, Shqipëria mirëpriti mbi 891 mijë vizitorë të huaj, ose 8.8% më shumë krahasuar me prillin e vitit 2025. Të dhënat e publikuara tregojnë se Shqipëria vijon të tërheqë një numër në rritje vizitorësh, sidomos nga Europa, Amerika e Veriut dhe rajoni.
Ndërkohë, shumë bashki bregdetare e kanë çelur zyrtarisht sezonin turistik, ndërsa disa të tjera janë në fazat e fundit të përgatitjeve. Në disa qytete po vijojnë investimet për sistemimin e hapësirave publike, pastrimin e plazheve, përmirësimin e infrastrukturës dhe organizimin e aktiviteteve kulturore e artistike që synojnë tërheqjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.
Autoritetet shprehen se këtë vit synohet jo vetëm rritja e numrit të turistëve, por edhe zgjerimi i ofertës turistike përtej sezonit veror, me fokus turizmin kulturor, historik dhe atë të aventurës.
Banka Botërore vlerëson politikën monetare të Shqipërisë - Paolucci: Raporti i kredive me probleme, në nivelet minimale të më shumë se një dekade
Politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit, ndërsa raporti i kredive me......
Nafta shtrenjtohet me 4 lekë për litër - Tregu i karburanteve, përcaktohen tavanet e reja të çmimeve
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në vend, në mbledhjen e datës 16 maj 2026. Sipas vendimit, çmimi i shitjes......
Inspektoriati i punës inspekton 929 subjekte gjatë prillit - 744 masa administrative ndaj shkeljeve të konstatuara
Inspektoriati Shtetëror i Punës ka vijuar me një prani të shtuar në terren gjatë muajit prill, në kuadër të monitorimit të zbatimit të legjislacionit të......
Cili qark ka më shumë biznesmene? Tirana dhe Vlora shënojnë nivelet më të larta, Kukësi renditet i fundit
Roli i grave në sipërmarrjen shqiptare po bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Të dhënat nga Instat tregojnë se 31.4% e ndërmarrjeve aktive në Shqipëri kanë......
Samsung në grevë, shkak bumi global i AI - Më shumë se 45,000 punëtorë hidhen në grevë 18-ditore
Një grevë 18-ditore e afërt në gjigantin e çipave të Koresë së Jugut, Samsung, ka shkaktuar shqetësime brenda qeverisë, ka tronditur investitorët e huaj dhe......
BRICS i përçarë për luftën në Iran - Bisedimet e Delhit përfunduan pa deklaratë të përbashkët
Diplomatët më të lartë nga vendet e BRICS, përfshirë rivalët Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk arritën të lëshonin një deklaratë të përbashkët pas......
Rezultati zhgënjyes në Kinë rikthen Trumpin në realitet - Për evropianët ajo që ndodhi në Pekin është një arsye për lehtësim
Pasi ngriti pritshmëri të larta përpara udhëtimit të tij në Pekin, presidenti amerikan nuk ka shumë për të treguar, duke zhgënjyer investitorët. Në pikat......
Spanja nxit përplasjet për paratë e BE-së - Tensione përpara bisedimeve të vështira për buxhetin
Spanja është në qendër të një stuhie politike pasi politikanët konservatorë nga gjithë Evropa akuzuan Madridin se po përdor paratë e BE-së për të paguar......


