Sa para’ qarkulluan në Shqipëri gjatë vitit 2023? - Rritje eksponenciale e emetimit të kartëmonedhave dhe impakti në ekonomi

Emetimi i kartëmonedhave ka përfitime të mëdha për individët dhe organizatat financiare, duke përmirësuar sigurinë, lehtësimin e transaksioneve dhe lehtësimin e menaxhimit të financave personale. Nxjerrja dhe qarkullimi i monedhës kombëtare “lek” është detyrë ekskluzive e Bankës së Shqipërisë.
‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat për të kuptuar ofertën monetare, pra sa para hodhi në qarkullim Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2023. Të dhënat e këtij institucioni tregojnë se vlera e monedhave kombëtare në qarkullim, në fund të vitit 2023, arriti në 408 miliardë lekë ose 6.8 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.
Nëse analizën do ta zhvillojmë në terma sasiorë shohim se në fund të vitit 2023, rezultuan rreth 156 milionë copë kartëmonedha në qarkullim, vlera e të cilave arriti në 401 miliardë lekë.
Krahasuar me fundin e vitit 2022 konstatojmë një ulje me 3% të numrit të kartëmonedhave në qarkullim. Pra, gjatë një viti numri i kartëmonedhave është ulur me 4.9 milionë, ndërsa në vlerë kemi një rritje prej 6.4 miliardë lekësh. Ulja e numrit të kartëmonedhave dhe rritja e vlerës së tyre në qarkullim ka ardhur për shkak të përmirësimit të strukturës në qarkullim, që lidhet me rritjen e numrit të kartëmonedhave të prerjeve të mëdha, kryesisht 10.000 dhe 5,000 lekë.
Por sa cilësore janë paratë që emetohen? Banka e Shqipërisë përmes shifrave tregon se një kartëmonedhë kthehet mesatarisht më pak se një herë në vit në sportelet e Bankës së Shqipërisë. Ky koeficient është më i lartë për prerjet 500 Lekë, 1000 lekë dhe më i vogël për prerjet 5,000 dhe 10,000 lekë.
Nga ana tjetër, krahas monedhave jocilësore në qarkullim gjenden edhe kartëmonedha të falsifikuara. Në vitin 2023 janë sekuestruar 195 copë kartëmonedha kombëtare të falsifikuara në qarkullim, kundrejt 343 copëve në vitin 2022.
Sa i përket shpërndarjes strukturore të kartëmonedhave të falsifikuara, peshën kryesore e mbajnë prerjet 1,000 lekë dhe 5,000 lekë, të ndjekura nga prerja 2,000 lekë dhe 500 lekë.
Në fund të analizës, konkludojmë se rritja e sasisë së kartëmonedhave të emetuara ka qenë e shpejtë dhe nëse kjo rritje vazhdon të jetë konstante dhe e pandërprerë mund të shkaktojë inflacion.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

SHBA paralajmëron Kinën për energjinë e gjelbër - Sekretarja e Thesarit, Yellen flet për rrezikun e industrisë
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen nuk përjashton hapa shtesë për të mbrojtur industritë amerikane të energjisë së pastër nga kapaciteti i tepërt i......

Në vështirësi edhe të pasurit, tkurret turizmi i luksit - Çmimet në sektor vazhdojnë të rriten çdo muaj
Industria e udhëtimeve duket se është sërish në ngritje, por çmimet e larta në sektorin e luksit, të cilat u rritën pas Covid-19, nuk po kthehen në nivelet......

Përgjegjësit për shumicën e emetimeve të CO2 - 57 prodhues dhe shtete. Shumica, në karburantet fosile dhe çimento
Nga viti 2016 deri në vitin 2022, 57 njësi ekonomike duke përfshirë firma shtetërore dhe kompani në pronësi të investitorëve prodhuan 80% të emetimeve të......

Një hap më pranë energjisë së pastër pa kufi - Reaktori i shkrirjes bërthamore, shtatë herë më i nxehtë se Dielli
Nëse duam të mbështetemi në shkrirjen bërthamore për të fuqizuar shtëpitë me energji elektrike, hapi i parë është të bëjmë reaktorë që mund të funksionojnë në......

Panele diellore në gardhet e oborreve! - Prodhimi tejkalon kërkesën për shkak të çmimeve të lira
Kalimi në energjinë e gjelbër tashmë po tregon shenja të daljes nga binarët dhe rënies, të paktën për sa i përket gjenerimit diellor, i cili po tejkalon në......

A është gati Shqipëria për të kaluar në ekonomi qarkulluese? - Koenig: Sfidë është zbatimi për të kaluar në ekonomi të gjelbër
Është zhvilluar konferenca me fokus tranzicionin e ekonomisë lineare në një ekonomi qarkulluese. Panelistët trajtuan çështjet e rëndësisë së adoptimit të......

2 mijë vende të lira pune nga 50 kompani - Panairi “Work and Study”, oferta në sektorë të ndryshëm
Mbi 50 kompani private dhe publike janë stacionuar në Pallatin e Kongreseve duke ofruar afro 2 mijë pozicione të lira pune për të gjithë të rinjtë që duan të......

Rekord ankesash për abuzim me të dhënat personale - Gjoba në disa sektorë. Nga pasuritë e paluajtshme, tek bankat
Qytetarët kanë rritur ndërgjegjësimin për të kërkuar të drejtën e tyre sa i takon abuzimit me të dhënat personale. Referuar raportit vjetor të Komisionerit për......