Sa karburant konsumojnë shqiptarët? - Rritet importi me 9.200 ton. Ecuri pozitive edhe për birrën e cigaren

Qytetarët shqiptarë nuk ngurojnë të përdorin automjetet e tyre për të lëvizur, qoftë për të shkuar në punë, por edhe për të shijuar fundjavat, e favorizuara edhe nga koha e mirë. Të dhënat zyrtare të doganave për 3-mujorin e parë të vitit tregojnë një rritje të ndjeshme të importit të karburanteve, me afro 9.200 ton më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. E thënë ndryshe vetëm në 3 muaj importet regjistrohen në 137.5 mijë ton.
I njëjti fenomen ka ndodhur edhe me importin e birrës, duke qenë se është shtuar numri i hoteleve që ofrojnë shërbim all inclusive e duke qenë se edhe sezoni turistik ka nisur pak më herët këtë vit, vihet re një rritje e importit, me afro 1500 litra, duke fituar gjithnjë e më shumë terren me produktet e prodhuara në vend. Prodhimi vendas u penalizua për shkak të unifikimit të taksës së akcizës, e cila vitin e kaluar u vendos në 710 lekë për sasinë nën dhe mbi 200,000 HL, për prodhuesit vendas dhe të huaj. Në total janë importuar 9638 ton birrë.
Nga ana tjetër rritje me 15 tonë ka shënuar edhe importi i cigareve, ku në tre muaj kanë hyrë në vend dhe kanë shkuar për konsum 865 ton. Pavarësisht rritje së përvitshme të çmimit të paketave, si pasojë edhe e planit të rritjen progresive të akcizës, gjë që ndikon ndjeshëm në të ardhurat e individëve, duket se konsumi i këtij produkti nuk njeh rënie.
Ndërsa, nga 4 mallrat e akcizës, vetëm importi i kafesë rezulton me rënie me 280 ton krahasimisht me Janarin e një viti më parë, dhe në total kanë hyrë nja jashtë kufijve 1555 ton.
Duke qenë se këtë parashikohet një tjetër pik në sezonin turistik, projektuar në afro 14 milionë turistë, pritet që konsumi i këtyre produkteve të jetë shumë më i lartë dhe rrjedhimisht më shumë të ardhura doganore në buxhetin e shtetit.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Ulen çmimet e karburanteve - Më në fund, kompanitë reflektojnë mbiçmimin e lekut dhe ecurinë e bursave
Kompanitë që tregtojnë me pakicë naftë dhe benzinë në Shqipëri kanë ulur çmimet. Nga një vëzhgim i SCAN TV rezulton se tashmë drejtuesit e automjeteve do të......

Preferohen pronat në periferi të qyteteve - Pasuritë e paluajtshme shiten më shpejt në Tiranë
Shitjet e pronave pësuan një rritje të lehtë gjatë vitit të shkuar, megjithëse numri i subjekteve që kanë kryer shitje ishte më i ulët krahasuar me vitin......

Pse të huajt zgjedhin Shqipërinë për të blerë prona? - Sipërmarrësja Oksana Genkina: Janë çmime të lira në raport me rajonin
Kërkesa gjithnjë e në rritje, veçanërisht nga të huajt do të sjellë shtrenjtim të mëtejshëm të çmimeve të apartamenteve. Oksana Genkina, sipërmarrëse thotë se......

“Rrogat janë rritur, ejani nga Gjermania!” - Dervishi, të rinjve: Vende pune ka plot, 2024 gur prove në turizëm
Në këtë vit ku Shqipëria është në pritje të 14 milionë vizitorëve, turizmi është përballë një sfide të madhe, kërkesës për fuqi punëtore. Kryetari i Shoqatës......

76 operatorë ekonomikë u ankuan për tenderët në mars - KPP arkëton mbi 17.7 milionë lekë. Arkëton 1.3 milionë lekë në Buxhetin e Shtetit
Për Prokurimet Publike janë adresuar 76 ankesa për muajin mars të këtij viti. Referuar buletinit Mujor të Komisionit të Prokurimeve Publike, ankesat përsa i......

Central ere në Vaun e Dejës - Rritet interesi i investitorëve për energjinë eolike. Dy aplikime në pak javë
Invstitorët privatë kanë rritur interesin për energjinë eolike, teksa brenda pak javësh pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë mbërritur 2......

Si ndikojnë në ekonomi tendencat moshore? - Raporti i varësisë së të moshuarve "cënon" pensionet
Plakja e popullsisë është një fenomen që po prek të gjitha vendet dhe padyshim Shqipëria nuk ka mundur të jetë imune ndaj këtyre ndryshimeve. Nisur nga tregues......

Të huajt blenë 26% të pasurive të paluajtshme në Shqipëri - Bie numri i pronave të pashitura. Shumica prej tyre të blera me kredi
Numri i pronave të pashitura ka rënë për shkak të uljes së cmimeve dhe rritjes së kërkesës nga të huajt. Referuar një sondazhi të Bankës së Shqipërisë me......