Sa do rriten pagat për arsimtarët dhe bluzat e bardha? - Buxheti afatmesëm/ Përfitojnë mbi 77 mijë punonjës
Mbi 77 mijë punonjës do të përfitojnë rritje page përgjatë vitit 2024. Dokumenti i programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 i rishikuar është botuar në Fletoren Zyrtare dhe detajon prioritetet për 3 vitet e ardhshme. Sipas dokumentit, gjatë ciklit afatmesëm 2024–2026, parashikohet vijimi i ofrimit të shërbimeve për qytetarët në arsim, shëndetësi, transport, bujqësi etj me standarde dhe cilësi si dhe financimi i disa politikave të reja të nisura përgjatë vitit 2023. Konkretisht, synohet financimi i politikës së re të rritjes së pagave kryesisht në sektorët prioritarë si shëndetësia, arsimi, siguria, mbrojtja.
Për vitin 2023-2024, parashikohen të përfitojnë nga rishikimi i politikës së rritjes së pagave rreth 36 000 punonjës arsimor të Sistemit Arsimor Parauniversitar, ku për vitin 2024 parashikohet rritje e pagës me 23-36% të pagës bruto; Rreth 18,858 punonjës të Sistemit Shëndetësor, ku përgjatë dy viteve do të realizohet rritja mesatare për mjekët dhe infermierët që varion nga 26-34% të pagës bruto; Rreth 22 500 punonjës të sistemit me Grada që parashikohet të përfitojnë rritje të pagës për gradë me mesatarisht 30% për vitin 2024.
Sa i takon treguesve kyç të perfomancës, të ardhurat tatimore parashikohen nivelin 28.4% të PBB në vitin 2026, nga 28.3% që janë programuar për vitin 2024; Niveli i Borxhit Publik parashikohet të ulet në 64.2% të PBB në vitin 2026, nga niveli 67.5% i PBB i parashikuar për vitin 2023. Përmirësim të dukshëm në renditjen e Shqipërisë tek Indeksi i Buxhetit të Hapur), nga 52/100 pikë në vitin 2023, parashikohet të arrihet vlera 59/100 pikë në vitin 2026.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

47.2 mld lekë investime në infrastrukturë dhe energji - Nga rrugët, linja nënujore me Italinë, te gara për tjetër aeroport e gazsjellësi Fier - Vlorë
Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë parashikohet në 52.87 mld lekë për vitin 2024, ku investimet do të jenë në vlerën e 47.2 mld lekë.......

Ku do të jenë 60 qendrat e “reja” shëndetësore? - Koçiu: Do ti nënshtrohen rikonstruksionit total, ndërhyrje thelbësore edhe në spitale
Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar rehabilitimin e 60 qendrave shëndetësore dhe ambulancave gjatë vitit të ardhshëm, të cilat do të ofrojnë shërbime më......

Vaji i ullirit, strategjia e Spanjës fut në krizë Italinë - Brenda pak viteve çmimet janë rritur me 240%
Prodhuesit dhe industrialistët italianë të vajit të ullirit, prej vitesh ankohen për vlerësimin e dobët që i bëhet produktit të tyre. Ata drejtojnë gishtin nga......

KESH iu rikthehet eksporteve të energjisë - Finalizohen dy tenderë, gjenerohen 4.5 mln euro të ardhura
Pas përmirësimit të situatës në Kaskadën e Drinit si pasojë e reshjeve të shiut, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare iu është rikthyer eksporteve të......

Reformë e re për rritjen e pensioneve - Mete: Po shqyrtojmë ndryshimin e skemës së indeksimit. Rishikohen edhe subvencionet në bujqësi
Qeveria po përgatitet për të reformuar sërish skemën e pensioneve me qëllim rritjen e mbështetjes financiare për pensionistët dhe për të amortizuar diferencën......

Shqipëria tjetër rrezik: Pas Ciaran nisin sonte 2 stuhi të tjera!
Pas stuhisë Ciaran, e cila preku Europën përfshirë edhe vendin tonë, dy stuhi të tjera pritet të përfshijnë edhe gadishullin e Ballkanit. Për SCAN Live,......

Jetëgjatësia, shifrat i rikthehen normalitetit - Në vitin 2022 jeta e shqiptarëve u "zgjat" me shumë se e europianëve
Gjatë viteve të fundit jetëgjatësia në Shqipëri ka ruajtur relativisht një ritëm të qëndrueshëm deri në vitin 2020 dhe 2021, ku shumë tregues demografikë i’u......

FMN rrit parashikimin e PBB-së së Kinës pas lëvizjeve të politikës së Pekinit!
Fondi Monetar Ndërkombëtar ngriti të martën parashikimin e tij të rritjes së Kinës në 5.4% për vitin 2023, ndërsa paralajmëroi se betejat për pasuritë e......