Reformë e re për rritjen e pensioneve - Mete: Po shqyrtojmë ndryshimin e skemës së indeksimit. Rishikohen edhe subvencionet në bujqësi

Qeveria po përgatitet për të reformuar sërish skemën e pensioneve me qëllim rritjen e mbështetjes financiare për pensionistët dhe për të amortizuar diferencën e madhe që ekziston midis pensioneve të lidhura para vitit 2015 kur u ndërmor reforma e parë, dhe atyre e lidhura pas saj, të cilat janë më të larta. Gjatë diskutimeve në parim të projektbuxhetit për vitin 2024 në komisionin parlamentar të Ekonomisë, Ministri i Financave, Ervin Mete, theksoi se synohet që të ndryshohet formula e indeksimit për pensionistët.
“Për pensionet, ka ardhur momenti për një ndërhyrje të dytë reformuese pas ndërhyrjes që u bë në vitin 2014-2015, për të cilën kemi nisur diskutimin me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, që po bëjnë analiza paraprake. Është një çështje e mprehtë dhe do dojë një qasje e cila amortizon theksimin e diferencave. Një nga diskutimet është alokimi i indeksimit, pasi aktualisht indeksojmë totalin që marrin pensionistet dhe formati i indeksimit të çdo elementi të pensionit do dojë një rishikim. Për vitin 2024 janë alokuar 4 miliardë lekë projektuar për indeksimin dhe 3.6 miliardë lekë për bonusin e fundvitit i cili do jepet dhe këtë vit”.
Mete u ndal edhe tek reforma e rritjes së pagave, që sipas tij përfundon në vitin 2024, pasi arrihet qëllimi që paga mesatare në administratën publike të shkojë në nivelin 900 euro. Ministri iu përgjigj shqetësimit të deputetëve lidhur me uljen e buxhetit për bujqësinë, ku thekoi se do duhet të rishikohet skema e mbështetjes për fermerët.
“Tek bujqësia do të ketë nevojë për një analizë të formave dhe efektivitetit të mbështetjes që ne japim. Në aktin normativ dhamë një mbështetje shtesë prej 1.8 mld lekë, vijojnë këto skema dhe për vitin tjetër, por unë mendoj që forma e mbështetjes do duhet rishikuar në raport edhe me produktet, dhe cilësinë e produkteve, në raport me nxitjen e ekonomisë së shkallës, që ky sektor të marrë mbështetjen e nevojshme. Do bëjmë një ndërhyrje rishikuese të buxhetit në Qershor të vitit të ardhshëm dhe bujqësia do të jetë në vëmendje të rishikimit”.
Sipas deputetëve buxheti i akorduar për bujqësinë nuk do të mundësojë që ky sektor të kontribuuojë me rritje në nivelin 2.4 për qind të PBB sikurse është planifikuar, duke qenë se është edhe një sektor i cili është i ndjeshëm nga inflacioni dhe trazirat e jashtme.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Shqipëria tjetër rrezik: Pas Ciaran nisin sonte 2 stuhi të tjera!
Pas stuhisë Ciaran, e cila preku Europën përfshirë edhe vendin tonë, dy stuhi të tjera pritet të përfshijnë edhe gadishullin e Ballkanit. Për SCAN Live,......

Jetëgjatësia, shifrat i rikthehen normalitetit - Në vitin 2022 jeta e shqiptarëve u "zgjat" me shumë se e europianëve
Gjatë viteve të fundit jetëgjatësia në Shqipëri ka ruajtur relativisht një ritëm të qëndrueshëm deri në vitin 2020 dhe 2021, ku shumë tregues demografikë i’u......

FMN rrit parashikimin e PBB-së së Kinës pas lëvizjeve të politikës së Pekinit!
Fondi Monetar Ndërkombëtar ngriti të martën parashikimin e tij të rritjes së Kinës në 5.4% për vitin 2023, ndërsa paralajmëroi se betejat për pasuritë e......

Kosto shtesë për Kardhiq-Delvinë - ARRSH ka gati shpalljen e tenderit me fond limit 234.2 mln lekë
Rrugët plotësuese të aksit Kardhiq-Delvinë do të kërkojë të tjera fonde për t’u përfunduar, ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon hapjen e 1......

Riintegrim për emigrantët shqiptarë të kthyer - Hartohet strategjia e migracionit për vitet 2024-2030
Shqipëria pritet të ketë një strategji kombëtare për migracionin deri në vitin 2030, si dhe një plan veprimi për këtë qëllim. Gjithshka është përcaktuar në një......

Aksionet italiane po tregtohen me zbritjen e tyre më të thellë në 35 vjet!
Aksionet italiane po tregtohen me zbritjen e tyre më të thellë në 35 vjet, krahasuar me aksionet botërore, pasi investitorët po shqetësohen për perspektivën......

Kompania e orëve zvicerane shënon rritje të forta të aksioneve: Synon dyfishim të fitimeve deri në vitin 2028!
Watches of Switzerland shënoi fitime të forta të martën, pasi shitësi luksoz me pakicë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar përsëriti planet për më shumë se......

9.3 trilionë USD, kosto e të ushqyerit jo të shëndetshëm - Përfshihet edhe ulja e produktivitetit në tregun ndërkombëtar të punës
Dëmet shëndetësore dhe mjedisore të shkaktuara nga prodhimi i ushqimit i kushtojnë botës 10 trilion dollarë në vit, ose 10% të PBB-së globale, sipas një......