Shqipëria tjetër rrezik: Pas Ciaran nisin sonte 2 stuhi të tjera!

Pas stuhisë Ciaran, e cila preku Europën përfshirë edhe vendin tonë, dy stuhi të tjera pritet të përfshijnë edhe gadishullin e Ballkanit. Për SCAN Live, sinoptikania Lajda Porja tha se një stuhi e re do të prekë disa zona në vendin tonë duke nisur sot rreth mesnatës, ku përmbytjet do të jenë evidente në Lezhë e Shkodër si dhe në juglindje, ndërsa ajo e radhës në javën e ardhshme.
“Stuhia tjetër do të nisë sot gjatë natës, ku do të ketë reshje intensive gjatë natës. Dita e mërkurë do të ketë rebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit, ndërkohë pas një pauzë ditën e enjte do të rinisin ditën e premte dhe të shtunën. Toka është e mbingopur nga reshjet dhe problemet do të jenë më evdidente në zonat ku pati përmbytje gjatë fundjavës që lamë pas. Të dielën do të ketë përmirësim të motit. Të paktën reshje do të ketë deri nga data 19-20 nëntor. Problematika më e madhe do të jetë në veri si dhe qendër, por si qarqe më të riskuara janë Lezha, Shkodra, Tirana. Problem mbetet fenomeni i linjës në Paqësor që po prodhon këto stuhi, ku do të jenë 2 stuhi të tjera ajo e nesërme dhe një javën e ardhshme’’ – tha sinoptikania e METEOALB Lajda Porja
Ciaran solli reshje rekord në Itali, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në disa provinca të Toskanës, ndërsa probleme të shumta shkaktoi edhe në Shqipëri.
I gjithë territori i vendit tonë u përfshi në fundjavë nga reshje intensive me erë të fortë, ku nuk munguan problemet në infrastrukturën rrugore, si dhe pati mungesë të energjisë elektrike në disa zona të thella malore. Pas Ciaran, stuhi jashtëzakonisht e forta është paralajmëruar edhe në Europë.
SCAN
Sondazh

Jetëgjatësia, shifrat i rikthehen normalitetit - Në vitin 2022 jeta e shqiptarëve u "zgjat" me shumë se e europianëve
Gjatë viteve të fundit jetëgjatësia në Shqipëri ka ruajtur relativisht një ritëm të qëndrueshëm deri në vitin 2020 dhe 2021, ku shumë tregues demografikë i’u......

FMN rrit parashikimin e PBB-së së Kinës pas lëvizjeve të politikës së Pekinit!
Fondi Monetar Ndërkombëtar ngriti të martën parashikimin e tij të rritjes së Kinës në 5.4% për vitin 2023, ndërsa paralajmëroi se betejat për pasuritë e......

Kosto shtesë për Kardhiq-Delvinë - ARRSH ka gati shpalljen e tenderit me fond limit 234.2 mln lekë
Rrugët plotësuese të aksit Kardhiq-Delvinë do të kërkojë të tjera fonde për t’u përfunduar, ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon hapjen e 1......

Riintegrim për emigrantët shqiptarë të kthyer - Hartohet strategjia e migracionit për vitet 2024-2030
Shqipëria pritet të ketë një strategji kombëtare për migracionin deri në vitin 2030, si dhe një plan veprimi për këtë qëllim. Gjithshka është përcaktuar në një......

Aksionet italiane po tregtohen me zbritjen e tyre më të thellë në 35 vjet!
Aksionet italiane po tregtohen me zbritjen e tyre më të thellë në 35 vjet, krahasuar me aksionet botërore, pasi investitorët po shqetësohen për perspektivën......

Kompania e orëve zvicerane shënon rritje të forta të aksioneve: Synon dyfishim të fitimeve deri në vitin 2028!
Watches of Switzerland shënoi fitime të forta të martën, pasi shitësi luksoz me pakicë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar përsëriti planet për më shumë se......

9.3 trilionë USD, kosto e të ushqyerit jo të shëndetshëm - Përfshihet edhe ulja e produktivitetit në tregun ndërkombëtar të punës
Dëmet shëndetësore dhe mjedisore të shkaktuara nga prodhimi i ushqimit i kushtojnë botës 10 trilion dollarë në vit, ose 10% të PBB-së globale, sipas një......

Pasiguria gjeopolitike kërcënon sektorin financiar - Drejtuesit e bankave: Tregu është i cënueshëm. Duhen rregulla të reja
Drejtuesit kryesorë të bankave botërore thanë se janë të shqetësuar se kriza e ardhshme e sektorit financiar mund të vijë nga rritja e pasigurisë gjeopolitike,......