9.3 trilionë USD, kosto e të ushqyerit jo të shëndetshëm - Përfshihet edhe ulja e produktivitetit në tregun ndërkombëtar të punës

Dëmet shëndetësore dhe mjedisore të shkaktuara nga prodhimi i ushqimit i kushtojnë botës 10 trilion dollarë në vit, ose 10% të PBB-së globale, sipas një raporti të fundit të publikuar nga OKB.
Diabeti dhe sëmundjet e zemrës, pasojë e dietave të dobëta, ‘kushtojnë’ 7.3 trilion dollarë, sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë - FAO, e cila ka vendosur një ‘çmim’ mbi kostot e fshehura të industrisë ushqimore globale për një vit.
Raporti bëri të qartë se sistemet aktuale të ushqimit rrisin varfërinë në vendet me të ardhura të ulëta. Shumë fermerë në vendet më të varfra nuk përfituan plotësisht nga vlera e prodhimit të tyre, pasi ata shpesh ua shisnin prodhimet e tyre tregtarëve dhe prodhuesve, të cilët bënin fitime, thuhet në raport. Kjo i la fermerët në pamundësi për të përballuar dietat me vlera ushqyese.
Në Ugandë, për shembull, kostoja e fshehur e sistemit bujqësor është 20% e PBB-së; 70% e kësaj është e lidhur me varfërinë. FAO tha se priste që barra financiare të rritet në vitet e ardhshme pasi vendet u bënë më të pasura dhe ushqimi, sheqeri dhe yndyrat ultra të përpunuara përbënin një pjesë më të madhe të dietave.
Sipas raportit kombinimi i mbiushqyerjes - obezitetit dhe të nënushqyerjes është një barrë e dyfishtë e kequshqyerjes dhe vendet me të ardhura të larta nuk kanë probleme si këto.
Më i vogël por i dukshëm është ndikimi në mjedis, i cili vlerësohet në rreth një të pestën e kostos totale. Në nivel global, vlerësohet se për shkak të industrisë ushqimore dhe bujqësisë, lindin kosto të “fshehura” prej më shumë se 2.8 trilion dollarë në mjedis nëpërmjet emetimeve të gazrave ndotëse, përdorimit të sasive të mëdha të ujit, etj.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Pasiguria gjeopolitike kërcënon sektorin financiar - Drejtuesit e bankave: Tregu është i cënueshëm. Duhen rregulla të reja
Drejtuesit kryesorë të bankave botërore thanë se janë të shqetësuar se kriza e ardhshme e sektorit financiar mund të vijë nga rritja e pasigurisë gjeopolitike,......

Pabarazia e të ardhurave në Europë: Shqipëria renditet e fundit, Pas Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë!
Ndryshimet domethënëse në të ardhurat e disponueshme në të gjithë Europën nxjerrin në pah shkallën e pabarazisë në të gjithë kontinentin, me shtetet......

BE para një krize të re borxhesh?
Zhytja në borxhe e shteteve të eurozonës në vitin 2022, sipas autoritetit të statistikave, Eurostat kapte kuotën 91,4 % të vëllimit ekonomik. Kundrejt vitit......

85% e njerëzve nuk u besojnë lajmeve në internet - Shqetësimi më i madh, ndikimi i tyre në zgjedhje
Më shumë se 85% e njerëzve janë të shqetësuar për ndikimin e dezinformimit në internet dhe 87% besojnë se ai tashmë ka dëmtuar politikën e vendit të tyre,......

Kina grumbullon borxhin më të madh në botë -1 trilion dollarë për “Një brez një rrugë”
Kina ka një borxh prej më shumë se një trilion dollarë për shkak të projektit të saj "Një brez dhe një rrugë", duke e bërë atë grumbulluesin më të madh të......

Mete: Kosto e drejtësisë arrin në 250 mln euro, dyfish nga 2016 - 61% e buxhetit shkon për paga, investimet në sektor parashikohen në 2.3 mld lekë
Buxheti për sektorin e drejtësisë parashikohet në 26.2 mld lekë për vitin 2024 apo 2-fish më shumë në krahasim me vitin 2016, kohë kur nisi reforma në......

Vijon paqëndrueshmëria në tregun valutor – Dobësohen Franga dhe Paundi ndërsa Dollari fiton pikë!
Dollari amerikan edhe pse në vlera të dobëta në raport me Lekun ka rikuperuar pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 97.7 lekë dhe duke u shitur me 98.7......

Shqipëria-Itali, marrëveshje për emigrantët! Në Shëngjin ngrihet qendra e pritjes
Shqipëria dhe Italia do të bashkëpunojnë për të përballuar krizën e emigrantëve me të cilën po përballet Europa. Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga......