BE para një krize të re borxhesh?

Zhytja në borxhe e shteteve të eurozonës në vitin 2022, sipas autoritetit të statistikave, Eurostat kapte kuotën 91,4 % të vëllimit ekonomik. Kundrejt vitit 2021 një rënie me 4%. Kjo është shifër e mirë, por sipas analizës së Bankës Qendrore Europiane lidhet me një efekt unik të qetësimit të gjendjes së ekonomisë pas pandemisë së Coronës. BQE pret këtë vit një nivel borxhesh prej 89%. Vitin e ardhshëm pritet një rënie në 88,6%. Ajo që vlen si rregull dihet: Niveli i borxheve është shumë më i lartë se kufiri maksimal i 60% i vëllimit të produktit të brendshëm bruto. Për vendet e eurozonës ky pakt është i rëndësishëm. Në fund të fundit ai garanton stabilitetin e valutës europiane.
Prej katër vitesh që nga koha e Coronës dhe për shkak të çmimeve të larta energjetike si pasojë e sulmit rus në Ukrainë, është pezulluar pakti i vjetër i stabilitetit me rregullat strikte. Komisioni Europian nuk ka hapur ndonjë procedurë për borxhet e larta ndaj ndonjë vendi. 22 vende të BE e kalojnë kufirin 60%. Vendi me më shumë borxhe është Greqia me 171% të produktit të brendshëm bruto, Italia 144%. Një instancë e pavarur e KE,"European Fiscal Board" rekomandon që vendet me borxhe të larta të veprojnë me seriozitet e të ulin borxhet. "Kemi aktualisht një nivel të lartë borxhesh të paparë më parë. Lartësia nuk është problem, po ne na shqetëson perspektiva që borxhet nuk do të ulen pa masa rrënjësore nga vendet e zhytura në borxhe", është i mendimit Niels Thygesen, profesor i merituar në Danimarkë, pjesë e "European Fiscal Board".
Thygesen thotë se nuk duhet ta kemi iluzionin, se tregjet financiare do ta pranojnë aq lehtë që borxhet janë vazhdimisht mbi 100%. Rifinancimi i borxheve është shumë i shtrenjtë për këto vende. Agjencia Moody e ka ulur p.sh. aftësinë kredituese të Italisë. Normat e larta të interesit që rrisin kostot e borxheve janë një shqetësim i madh për ministrat e Financave që takohen të hënën (06.11.) Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner bëri të ditur së fundmi, se financimi i borxheve gjermane këtë vit do të përbëjë 40 miliardë euro. Vitin e kaluar ato ishin vetëm 4 miliardë euro, pra 10 herë më shumë. Kurse Italisë rifinancimi i borxheve i kushton 100 miliardë euro.
Ekonomisti Niels Thygesen iu bën thirrje shteteve që të kenë një plan afatgjatë për uljen e borxheve, para se ky problem të dalë jashtë kontrollit, si para 9 vitesh në rastin e Greqisë. Probleme nuk ka vetëm Italia, por edhe Spanja, Franca, Portugalia, Qiproja dhe Greqia. Por si duhet bërë kjo është mjaft e kontestuar mes ministrave të Financave.
Pavarësisht disa muaj negociatash, ata nuk kanë rënë dakord për një koncept të përbashkët. Dy fronte qëndrojnë të papajtuar ballë për ballë. Njëri i drejtuar nga Gjermania kërkon kritere buxhetore të qarta, që vlejnë për të gjitha vendet me synim uljen e shpejtë të borxheve. Në anën tjetër qëndrojnë vende si Franca dhe Italia që kërkojnë rrugë individuale të reduktimit të borxheve, duke marrë në konsideratë rrethanat e veçanta në Paris, Romë dhe Athinë pa vendosur masa ndëshkuese. Ministri gjerman i Financave kërkon konsolidimin e buxheteve publike me pikërëndese investime në digjitalizim dhe modernizim. "Këtë po bëjmë në Gjermani. Kemi një politikë të moderuar të kufizimit fiskal. Më pak borxhe e më shumë investime, kjo mund të bëhet, nëse vendosen prioritete, sipas Lindner. "Kërkohet guxim, por edhe të thuash se çfarë nuk bëhet."
Ministri italian i Financave, Giancarlo Giorgetti e ekonomistë të tjerë kanë qëndrimin se investimet si ato në energjinë e gjelbër apo mbrojtjen duhet të hiqen nga llogaritjet e buxheteve. "Shpenzimet që lidhen me prioritete europiane u shërbejnë qëllimeve strategjike politike nuk mund të lihen thjesht jashtë vëmendjes tek rregullat fiskale", kërkoi Giorgetti në takimin e tetorit.
Nëse ministrat e Financave dhe Komisionit Europian nuk bien dakord deri në fund të vitit për rregullore të reja të borxheve, do të vlejë sërish pakti i vjetër i stabilitetit me kufirin rigoroz prej 3% të produktit të brendshëm bruto për borxhet e reja dhe rregullore të rrepta për reduktimin e borxheve. KE duhet të niste procedura kundër Italisë dhe Francës, sepse kufiri i i borxheve të reja të këtyre vendeve e kalon 4%. Edhe Niels Thygesen nga "European Fiscal Board" nuk shikon zgjidhje tek pakti i vjetër i stabilitetit, sepse ndëshkimi më tej i këtyre vendeve i fundos ato më shumë në humnerën e borxheve. Sipas tij nevojiten strategji afatgjata për uljen e borxheve brenda vendeve anëtare. Dw
SCAN
Sondazh

85% e njerëzve nuk u besojnë lajmeve në internet - Shqetësimi më i madh, ndikimi i tyre në zgjedhje
Më shumë se 85% e njerëzve janë të shqetësuar për ndikimin e dezinformimit në internet dhe 87% besojnë se ai tashmë ka dëmtuar politikën e vendit të tyre,......

Kina grumbullon borxhin më të madh në botë -1 trilion dollarë për “Një brez një rrugë”
Kina ka një borxh prej më shumë se një trilion dollarë për shkak të projektit të saj "Një brez dhe një rrugë", duke e bërë atë grumbulluesin më të madh të......

Mete: Kosto e drejtësisë arrin në 250 mln euro, dyfish nga 2016 - 61% e buxhetit shkon për paga, investimet në sektor parashikohen në 2.3 mld lekë
Buxheti për sektorin e drejtësisë parashikohet në 26.2 mld lekë për vitin 2024 apo 2-fish më shumë në krahasim me vitin 2016, kohë kur nisi reforma në......

Vijon paqëndrueshmëria në tregun valutor – Dobësohen Franga dhe Paundi ndërsa Dollari fiton pikë!
Dollari amerikan edhe pse në vlera të dobëta në raport me Lekun ka rikuperuar pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 97.7 lekë dhe duke u shitur me 98.7......

Shqipëria-Itali, marrëveshje për emigrantët! Në Shëngjin ngrihet qendra e pritjes
Shqipëria dhe Italia do të bashkëpunojnë për të përballuar krizën e emigrantëve me të cilën po përballet Europa. Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga......

Produkte ushqimore të skadauara – AKU bllokon subjektin dhe vendos 500 mijë lekë gjobë!
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se duke iu referuar një denoncimi, ka reaguar menjëherë nëpërmjet strukturave të Drejtorisë Rajonale Tiranë, duke kryer......

Von der Leyen parashtron pesë parime për të ardhmen e Gazës pas luftës!
Ursula von der Leyen ka propozuar pesë "parime bazë" për të udhëhequr të ardhmen e Rripit të Gazës sapo të përfundojë lufta Izrael-Hamas. Parimet, të cilat......

Kush përfiton nga dalja e Shqipërisë nga lista gri? - Ish-kreu i DPPPP-së Elvis Koçi: Vendimi i FAFT, pozitiv për sektorin bankar
Nga vendimi i Task Forcës për Veprim Financiar për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri, apo nga lista me risk të lartë për pastrimin e parave, do të përfitojë......