Shqipëria Postuar më 7 Nëntor 2023, 09:51

Vijon paqëndrueshmëria në tregun valutor – Dobësohen Franga dhe Paundi ndërsa Dollari fiton pikë!

Nga SCAN TV
Vijon paqëndrueshmëria në tregun valutor – Dobësohen

Dollari amerikan edhe pse në vlera të dobëta në raport me Lekun ka rikuperuar pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 97.7 lekë dhe duke u shitur me 98.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq ka mbetur relativisht konstant në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 104.6 lekë dhe duke u shitur me 105.3 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane ka pësuar një rënie të ndjeshme të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa blihet sot me 107.7 lekë dhe shitet me 109 lekë.

Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar zbritje krahasuar e ditën e hënë teksa është blerë sot me 119.8 lekë dhe është shitur me 121 lekë.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat