Rekord importesh për aparatet optike e fotografike - Tendencat e reja të punës në rrjetet sociale rrisin kërkesën për produkte të tilla

Muaji Shtator i këtij viti duket se është një moment interesant sa i takon tregtisë së jashtme të mallrave, pasi referuar të dhënave të “Institutit të Statistikave”, të përpunuara nga ‘Scan Intel’, dalin në pah fakte interesante sa i përket importit të instumenteve, aparateve optike, fotografike dhe kinematografike.
Nga shifrat e marra në analizë dalim në përfundimin se muaji Shtator i këtij viti regjistron rekord historik sa i përket vlerës së importeve për këtë kapitull, pra për produktetet optike dhe kinematografike. Përgjatë shtatorit vlera e importit për këto produkte arrin në 1.24 miliard lekë ose e konvertuar në euro vlera për këto produkte në 11.8 milion euro.
Nga të dhënat e paraqitura grafikisht vihet re se përpara muajit Shtator rekordin për këto pajisje e mbante muaji Mars i vitit 2021, më një vlerë prej 1.23 miliard lekë. Në përgjithësi nga shifrat vihet re se pothuaj të gjithë muajt e vitit 2023 renditen ndër të parët me vlerën më të lartë të importeve të produkteve optike, fotografike dhe kinematografike. Sipas shifrave të INSTAT, nga muaji Janar deri në muajin Shtator, vlera e importit të këtyre produkteve në total arrin në rreth 9 mld lekë.
Por me cilat vende kemi patur vlerën më të lartë të importeve për muajin Shtator? Referuar shifrave, Izraeli është partneri kryesor për muajin Shtator të këtij vit sa i përket vlerës së importeve për këtë këtë kapitull, me 372 milion lekë. Gjermania është partneri i dytë dhe ndiqet nga Italia dhe Kina.
Së fundmi trendet e reja të rrjeteve sociale dhe mundësitë e gjenerimit të të ardhurave në forma të ndryshme, sidomos reklamimi i produkteve apo shërbimeve të ndryshme, mund të kenë rritur kërkesën për produktet optike, fotografike dhe kinematografike. Po ashtu, në të njejtën kohë me avancimin e teknologjisë po avancojnë edhe shumë fusha të tjera duke rritur nevojën dhe kërkesën për produkte të tilla.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Frika nga recesioni në Eurozonë vijon të forcohet ndjeshëm!
Rënia e aktivitetit të biznesit në eurozonë u përshpejtua muajin e kaluar pasi kërkesa në industrinë dominuese të shërbimeve u dobësua më tej, tregoi një......

Deficiti i parë i Kinës në investimet e huaja nënvizon sfidën e Pekinit për të tërhequr kompanitë jashtë shtetit!
Kina regjistroi deficitin e saj të parë tremujor në investimet e huaja direkte (FDI), sipas të dhënave të bilancit të pagesave, duke nënvizuar sfidën e Pekinit......

Tesla do të ndërtojë një makinë prej 25 mijë euro në Gjermani!
Tesla planifikon të ndërtojë një makinë prej 25,000 euro (26,838 dollarë) në fabrikën e saj pranë Berlinit, sipas Reuters, në një zhvillim të shumëpritur për......

OSHEE Group rrit pagat për të gjithë punonjësit - Paga e elektricistit, nga 50 mijë lekë bëhet 70 mijë lekë
Punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë përfituar rritje të konsiderueshme page, ku përqindjen më të lartë do ta kenë at që punojnë......

Ligj i ri për furnizimin me ujë të pijshëm - Synohet përqasje e re për rritjen e performancës së sektorit
Një projektligj I ri I hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë I hedhur për konsultim publik synon një përqasje të re për rritjen e performancës......

Të enjten “legalizohen” bastet online - Kuvendi pritet të miratojë ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit”
Pas më shumë se një viti diskutimesh, pritet që të enjten Kuvendi i Shqipërisë të miratojë ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit”. Në këtë mënyrë do të......

Mbështetje për zhvillimin e qendrave mikro-ushqimore - Kredi 64,6 milionë euro për qendrueshmërinë ndaj klimës dhe zhvillimin e bujqësisë
Një kredi me vlerë 64,6 milionë euro nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka për qëllim të rrisë konkurrueshmërinë dhe qendrueshmërinë......

Menaxhimi i plazheve private, hapen apikimet për sezonin 2024 - Procedura do të kryhet përmes portalit E-Albania
Edhe pse sezoni turistik këtë vit po vijon ende, në vend janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për sezonin veror 2024. I gjithë procesi......