Ligj i ri për furnizimin me ujë të pijshëm - Synohet përqasje e re për rritjen e performancës së sektorit

Një projektligj I ri I hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë I hedhur për konsultim publik synon një përqasje të re për rritjen e performancës së sektorit si në drejtim të qendrueshmerisë financiare, ashtu edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj konsumatoreve nga shoqeritë e Ujësjellës Kanalizimeve.
Sektori i ujësjellës kanalizimeve vuan prej dekadash nga problemet financiare dhe cilësia jo e kënaqshme e shërbimeve të ofruara për konsumatorët. Për të tejkaluar këto problematika, projektligji përcakton rregullimin ligjor të ofrimit dhe operimit të Shërbimit të Furnizimit me Ujë, Grumbullimit e Trajtimit të Ujrave të Ndotura Urbane. Në këtë pikë përfshihen rregullimi i përgjithshëm, bashkëpunimi ndërmjet njësive të vetqeverisjes vendore, bashkëpunimi ndërmjet qeverisjes qendrore dhe qeverisjes vendore, format e subjektit të kompetencave të përbashkëta, kontratat e performancës, marrëveshjet koncesionare dhe partneriteti publik privat, si dhe operatori të alternativës së fundit, i cili do të marrë përsipër ofrimin e shërbimit të furnizimit me ujë dhe të largimit, grumbillimit e trajtimit të ujrave të ndotura për një, ose më shumë zona shërbimi në rast të mosperformancës nga operatori i licencuar.
Në një kapitull të veçantë janë përcaktuar edhe sanksionet administrative. Kështu, lidhjet e paautorizuara të konsumatorëve familjarë, në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm, ose në sistemin e largimit, grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura urbane, kur nuk përbëjnë vepër penale, gjobiten nga operatorët me gjobë, në vlerën nga 50.000 lekë, deri në 100.000 lekë.
Lidhjet e paautorizuara të konsumatorëve publikë, ose privatë në sistemin e furnizimit me ujë, ose në sistemin e largimit, grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotur urban, kur nuk përbëjnë vepër penale, gjobiten nga operatorët me gjobë, në vlerën nga 100.000 lekë, deri në 500.000 lekë.
Përdorimi i ujit të pijshëm për aktivitete ekonomike, pa u pajisur me lejet, apo dhe autorizimet përkatëse, gjobiten nga operatorët me gjobë në vlerën nga 500.000 lekë, deri në 1.000.000 lekë.
Përdorimi i ujit për aktivitete të ujitjes, apo aktivitete të tjera të ngjashme gjobiten nga operatorët me gjobë në vlerën nga 100.000 lekë, deri në 500.000 lekë.
Regjistrimi i konsumatorëve publik, apo privat, si konsumatorë familjar, gjobitet nga operatorët me gjobë në vlerën nga 300.000 lekë, deri 1.000.000 lekë. Gjoba në këtë rast aplikohet ndaj ushtruesit të veprimtarisë, nëse ky i fundit është i ndryshëm nga pronari i objektit.
Referuar projektbuxhetit 2024, investimet publike me financim të brendshëm për këtë sektor parashikohen në 8.8 mld lekë, nga 7.3 mld lekë që ishte gjatë vitit 2023. Ndërkohë që, lista e projekteve që do mbështeten përfshin një sërë investimesh të reja që do të kryhen nga shoqëritë rajonale, që u krijuan pas reformës në sektor.
Paralelisht, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve do të menaxhojë një pjesë të projekteve që parashikohet të nisin gjatë vitit 2024. Investimet e reja kapin një vlerë totale prej rreth 1 mld lekë, ndërkohë që pjesa tjerë janë financim për projekte që tashmë kanë nisur.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Të enjten “legalizohen” bastet online - Kuvendi pritet të miratojë ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit”
Pas më shumë se një viti diskutimesh, pritet që të enjten Kuvendi i Shqipërisë të miratojë ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit”. Në këtë mënyrë do të......

Mbështetje për zhvillimin e qendrave mikro-ushqimore - Kredi 64,6 milionë euro për qendrueshmërinë ndaj klimës dhe zhvillimin e bujqësisë
Një kredi me vlerë 64,6 milionë euro nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka për qëllim të rrisë konkurrueshmërinë dhe qendrueshmërinë......

Menaxhimi i plazheve private, hapen apikimet për sezonin 2024 - Procedura do të kryhet përmes portalit E-Albania
Edhe pse sezoni turistik këtë vit po vijon ende, në vend janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për sezonin veror 2024. I gjithë procesi......

Vijnë “Dëftesat tregtare”, fermerët do vendosin prodhimin si kolateral - Aplikohet në Shqipëri modeli i Brazilit dhe Ukrainës
Fermerët mund të përfitojnë më lehtë kredi duke vendosur si kolateral produktin e magazinuar, ose të ardhshëm. Ky është thelbi i një projektligji të hartuar......

Cigaret bëhen edhe më të shtrenjta - Sa kushtojnë ato në vende të ndryshme të BE?
Duhanpirësit në Europë duhet të përgatiten të përballen me një tjetër valë rritje cmimesh. Në vende të ndryshme të Europës cmimet për paketë variojnë, por kudo......

Pekini, apel grave: Mos punoni, por bëni fëmijë! - Shkak, lindshmëria e ulët dhe ngadalësimi i ekonomisë
Partia Komuniste e Kinës po i përgjigjet krizës demografike dhe ngadalësimit ekonomik duke u bërë thirrje grave që të kthehen në rolet e tyre tradicionale. Në......

A do ndikojë rritja e çmimit të naftës tek linjat ajrore europiane?!
Çmimet e larta të naftës në mes të trazirave në Lindjen e Mesme po rrisin çmimet e karburantit të avionëve, që përbën një pjesë të madhe të kostove të linjave......

Warren Buffett regjistron rritje rekord: Grumbulli i parave kap shumën e 157 miliardë dollarë!
Berkshire Hathaway raportoi një rritje të madhe në të ardhurat operative të tremujorit të tretë, ndërkohë që kishte një shumë rekord parash, pasi Warren......