Mbështetje për zhvillimin e qendrave mikro-ushqimore - Kredi 64,6 milionë euro për qendrueshmërinë ndaj klimës dhe zhvillimin e bujqësisë

Një kredi me vlerë 64,6 milionë euro nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka për qëllim të rrisë konkurrueshmërinë dhe qendrueshmërinë klimatike të zinxhirëve prioritarë agroushqimorë, të vlerës nëpërmjet ndërhyrjeve në promovimin e bujqësisë inteligjente klimatike dhe aksesit në tregje.
Gjithashtu, synohet rritja e standardeve të sigurisë dhe cilësisë së ushqimit, si dhe forcimi i kapaciteteve të analizave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Nëpërmjet këtij financimi pritet mbështetje më e madhe për zhvillimin e qendrave mikro-ushqimore në zonat periferike të qyteteve kryesore në rajonet e përzgjedhura për të ofruar akses më të mirë në treg për prodhuesit vendas, duke mbështetur zinxhirët e shkurtër të furnizimit dhe elasticitetin në furnizimin e zonave urbane me ushqim
Synohet zhvillimi i grupeve tipike të produkteve ushqimore, apo zinxhirëve të vlerës në zona të caktuara me qëllim investimin në drejtim të shtimit të vlerës së produktit, apo transformimin e tij si dhe zhvillimi i një platforme informative për bujqësinë inovative klimatike për të mbledhur të gjithë informacionin përkatës, si llojin e tokës, të dhënat hidrometeorologjike, sensorë për lagështinë e tokës, praktikat bujqësore dhe për të drejtuar fermerët drejt adoptimit të praktikave elastike bujqësore.
Një vëmendje të shtuar merr edhe fuqizimi i skemave të ujitjes dhe të kullimit në zonat me bujqësi intensive dhe kultivim të kultivarëve me vlerë të lartë. Konkretisht do të investohet në skemën ujitëse të Mursisë dhe Divjakës, në skemat alternative për ujitjen në Bashkinë Lushnjë, si dhe modernizimin e sistemeve të kullimit.
Pjesë e financimit do të jetë mbështetja për laboratorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe pikave të inspektimit kufitar. Kjo do të arrihet nëpërmjet rritjes së kapacitetit institucional për të kryer kontrolle zyrtare për kafshët e gjalla, produktet me origjinë shtazore dhe joshtazore, bimët dhe produktet bimore, si dhe inputet bujqësore, përmirësimit të kapaciteteve inspektuese dhe mbështetjes diagnostike në fushën e sigurisë ushqimore. Ndërkohë, do të zhvillohet kapaciteti i ruajtjes së produkteve përmes ndërtimit të objekteve të magazinimit dhe blerjes së pajisjeve.
Marrëveshje e kredisë me vlerë 64,6 milionë euro nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është dërguar për miratim në Kuvend.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Menaxhimi i plazheve private, hapen apikimet për sezonin 2024 - Procedura do të kryhet përmes portalit E-Albania
Edhe pse sezoni turistik këtë vit po vijon ende, në vend janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për sezonin veror 2024. I gjithë procesi......

Vijnë “Dëftesat tregtare”, fermerët do vendosin prodhimin si kolateral - Aplikohet në Shqipëri modeli i Brazilit dhe Ukrainës
Fermerët mund të përfitojnë më lehtë kredi duke vendosur si kolateral produktin e magazinuar, ose të ardhshëm. Ky është thelbi i një projektligji të hartuar......

Cigaret bëhen edhe më të shtrenjta - Sa kushtojnë ato në vende të ndryshme të BE?
Duhanpirësit në Europë duhet të përgatiten të përballen me një tjetër valë rritje cmimesh. Në vende të ndryshme të Europës cmimet për paketë variojnë, por kudo......

Pekini, apel grave: Mos punoni, por bëni fëmijë! - Shkak, lindshmëria e ulët dhe ngadalësimi i ekonomisë
Partia Komuniste e Kinës po i përgjigjet krizës demografike dhe ngadalësimit ekonomik duke u bërë thirrje grave që të kthehen në rolet e tyre tradicionale. Në......

A do ndikojë rritja e çmimit të naftës tek linjat ajrore europiane?!
Çmimet e larta të naftës në mes të trazirave në Lindjen e Mesme po rrisin çmimet e karburantit të avionëve, që përbën një pjesë të madhe të kostove të linjave......

Warren Buffett regjistron rritje rekord: Grumbulli i parave kap shumën e 157 miliardë dollarë!
Berkshire Hathaway raportoi një rritje të madhe në të ardhurat operative të tremujorit të tretë, ndërkohë që kishte një shumë rekord parash, pasi Warren......

Musk bën startup-in xAI pjesë të platformës X - Krijohet “Grok” si përgjigje për pyetjet që të tjerët refuzojnë
Start-up xAI i inteligjencës artificiale të miliarderit të teknologjisë, Elon Musk, do të integrohet në platformën e tij të mediave sociale X, e njohur më parë......

Çfarë po ndodh me litiumin, nikelin dhe kobaltin - Në vitin 2022 çmimet regjistronin rritje. “Përmbyset” situata
Nëse në vitin 2022 çmimet e metaleve për bateritë po rriteshin duke shënuar rekorde të reja dhe prodhuesit e automjeteve ishin të shqetësuar nga mungesa......