Bota Postuar më 6 Nëntor 2023, 09:56

Çfarë po ndodh me litiumin, nikelin dhe kobaltin - Në vitin 2022 çmimet regjistronin rritje. “Përmbyset” situata

Nga SCAN TV
Çfarë po ndodh me litiumin, nikelin dhe kobaltin - Në vitin

Nëse në vitin 2022 çmimet e metaleve për bateritë po rriteshin duke shënuar rekorde të reja dhe prodhuesit e automjeteve ishin të shqetësuar nga mungesa afatgjata, në vitin 2023 dinamika e tregut është përmbysur. Këtë vit, litiumi ka rënë me gati 70%, ndërsa nikeli ka rënë me rreth 40%. Rënie ka shënuar gjithashtu dhe kobalti.

Treshja e metaleve për bateritë e automjeteve elektrike janë tani ndër produktet me performancën më të dobët mes rritjes së ngadalësuar të shitjeve të automjeteve elektrike dhe rritjes së furnizimit nga Kina, Indonezia dhe Republika Demokratike e Kongos.

Ekspertët shprehen se ka padyshim furnizim të mjaftueshëm për të gjithë për momentin, dhe se çmimet e metaleve të baterive ishin shumë të larta për të qenë të qëndrueshme nëse prodhimi do të ishte rritur më shpejt se sa pritej.

Shitjet e automjeteve elektrike vazhdojnë të rriten, por rritja e normave të interesit dhe kushtet e pasigurta ekonomike po zbehin kërkesën e konsumatorëve. Në Kinë, që regjistrohet dhe tregu më i madh, rritja u ngadalësua nga viti në vit.

Sipas analistëve një "akumulim i madh" i baterive të prodhuara në Kinë ka bërë që oferta të tejkalojë kërkesën dy me një. Si reagim ndaj kësaj, prodhuesit e baterive kanë reduktuar prodhimin dhe çmimet e litiumit, nikelit dhe kobaltit ka të ngjarë të mbeten të ulëta në afat të shkurtër.

Çmimet më të ulëta të metaleve po ndihmojnë prodhuesit e automjeteve dhe prodhuesit e baterive dhe gjithashtu mund të ulin çmimet e automjeteve elektrike. BYD, prodhuesi më i madh i automjeteve elektrike në Kinë, dhe Contemporary Amperex Technology, prodhuesi më i mirë i baterive në vend, kanë përfituar të dy nga kostot më të ulëta të litiumit.

Zhvillimet e fundit në përpunimin e metaleve ndikuan mbi çmimet. Ka pasur një zgjerim të papritur të minierave të litiumit në Kinë, ndërsa tregu i nikelit është transformuar nga një cunami i prodhimit të lirë nga fabrikat e financuara nga Kina në Indonezi. Më shumë kobalt prodhohet gjithashtu, veçanërisht në Republikën Demokratike të Kongos dhe Indonezi.

Dorina Kurtaj /SCAN

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 6 Nëntor

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën relativisht konstant edhe pse ka vijuar të humbasë pikë duke u blerë këtë të hënë me 97.5 lekë dhe duke u shitur me 98.5 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat