Shqipëria Postuar më 6 Nëntor 2023, 09:17

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Nga SCAN TV
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën relativisht konstant edhe pse ka vijuar të humbasë pikë duke u blerë këtë të hënë me 97.5 lekë dhe duke u shitur me 98.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq është blerë këtë fillim jave me 104.7 lekë dhe është shitur me 105.4 lekë duke mos pësuar luhatje lëvizje të ndjeshme të kuotës në raport me javën që lamë pas.

Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane është forcuar këtë të hënë teksa është blerë sot me 108 lekë dhe është shitur me 109.5 lekë nga java e shkuar.

Paundi britanik gjithashtu ka pasur rritje të konsiderueshme të vlerës mëngjesin e sotëm pasi është blerë sot me 120.2 lekë dhe është shitur me 121.2 lekë.

SCAN

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat