Shqipëria Postuar më 6 Nëntor 2023, 10:32

Vijnë “Dëftesat tregtare”, fermerët do vendosin prodhimin si kolateral - Aplikohet në Shqipëri modeli i Brazilit dhe Ukrainës

Nga SCAN TV
Vijnë “Dëftesat tregtare”, fermerët do vendosin

Fermerët mund të përfitojnë më lehtë kredi duke vendosur si kolateral produktin e magazinuar, ose të ardhshëm. Ky është thelbi i një projektligji të hartuar nga Ministria e Bujqësisë, që është publikuar për konsultim publik. Sipas dokumentit, synohet rritja e financimeve në bujqësi, fermerët të nxiten të kultivojnë dhe të prodhojnë sa më shumë produkte bujqësore, një financim paraprak për fermerin, si dhe garantim i kreditorit për t’u paguar në lekë apo në natyrë, me produktin bujqësor të ardhshëm.

Gjithashtu, projekligji synon një rregullim juridik të marrëdhënies mes fermerit dhe grumbulluesit të produkteve bujqësore, duke mundësuar që fermeri të paguhet për produktin, që në çastin e grumbullimit, apo në një moment më të vonë, kur çmimi i shitjes së produkteve të jetë më i lartë. Në këtë mënyrë parashikohet krijimi i një zinxhiri financimi më të mirë për subjektet e përfshira në sektorin bujqësor.

Në rastin konkret janë marrë në konsideratë traditat ligjore të krijuara për të rregulluar këto marrëdhënie juridike në Brazil, Ukrainë, etj. Gjatë procesit të hartimit të këtij projektligji, në vendin tonë është punuar paralelisht dhe në bashkëpunim me ekipet e ngritura në shtetet fqinje për hartimin e të njëjtin ligj si në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke synuar një rregullim juridik gati të njëjtë, për instrumentet financiare mbi produktet bujqësore, në të tre vendet.

Projektligji nuk ka kosto të shtuara për fermerët apo subjektet e tjera të përfshira, si: grumbulluesit, eksportuesit, agropërpunuesit, furnizuesit e lëndëve të para, investitorët, etj. Procedura për lëshimin e këtyre dëftesave tregtare është parashikuar të jetë elektronike, në platformën shtetërore e-Albania, pa tarifa, duke kryer në të njëjtën kohë online edhe regjistrimin si barrë siguruese të këtyre dëftesave.

Kontribut në hartimin e këtij projektligji kanë dhënë Banka e Shqipërisë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Autoriteti I Mbikqyrjes Financiare, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 6 Nëntor

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën relativisht konstant edhe pse ka vijuar të humbasë pikë duke u blerë këtë të hënë me 97.5 lekë dhe duke u shitur me 98.5 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat