Të enjten “legalizohen” bastet online - Kuvendi pritet të miratojë ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit”

Pas më shumë se një viti diskutimesh, pritet që të enjten Kuvendi i Shqipërisë të miratojë ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit”. Në këtë mënyrë do të formalizohen bastet sportive, por tashmë “online”. Organizatorët e kategorisë “Baste sportive online” tatohen në masën 25 % të të ardhurave bruto nga loja.
Sipas projektligjit, “Çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendas ose të huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Baste Sportive Online”, duhet të përmbushë kriteret minimale, siç janë: Të jetë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, në objektin e veprimtarisë të së cilës të pasqyrohet veprimtaria për lojëra fati në kategorinë “Baste Sportive Online”; Shuma e kapitalit duhet të jetë jo më pak se 1.2 miliardë lekë; Të deklarojë burimin e kapitalit që do të investohet për ushtrimin e veprimtarisë për kategorinë “Baste Sportive Online”; Subjekti aplikues ose, të paktën, njëri prej aksionarëve të tij të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të OECD dhe për jo më pak se 3 vjet si dhe të ketë kapacitetet e duhura financiare, administruese, organizative dhe besueshmërinë e aplikantit për t’u angazhuar me sukses në projekte të tilla. Ndërkaq, drafti vendos edhe kufizime të shumta sa i takon reklamimit të basteve sportive.
Në 1 janar 2019 qeveria shqiptare vendosi të ulë qepenat e të gjitha kazinove elektonike dhe basteve sportive në vend, duke i cilësuar si një “plagë sociale” për shoqërinë. Aksioni i para 4 viteve, “Fundi i marrëzisë”, i ka kushtuar ndjeshëm qeverisë, ndërsa preku drejtpërsëdrejti rreth 15 mijë familje që krijonin të ardhura nga ky sektor.
Në atë kohë fiunksiononin 3 kompani mëmë të baseve sportive me afro 4200 pika në të gjithë vendin, të cilat u mbyllën fizikisht. Por mbyllja fizike e tyre, ishte fillimi i lulëzimit të një industrie bastesh informale.
Nga 2019 e deri më tani, bastet sportive janë zhvendosur online dhe funksionojnë në mënyrë informale mijëra faqe, ku çdokush përmes një llogarie të hapur permes internetit mund të luajë normalisht. Dhe duke parë këtë ecuri, qeveria vendosi të zyrtarizojë këtë “plagë sociale” duke formalizuar sërish këtë industri, me qëllim që të vjelë të ardhurat e munguara ndër vite.
Por sa janë të ardhurat e munguara në buxhetin e shtetit nga mbyllja e kësaj industrie gjatë këtyre 4 viteve? Kompanitë e basteve paguanin çdo vit rreth 35 milionë euro në buxhetin e shtetit në formën e taksave dhe tatimeve, ndërsa nga 2019 e tutje i gjithë aktiviteti, i zhvendosur online, është përkthyer në fitim të pastër pa detyrime për aktorët e këtij tregu.
Madje janë kursyer edhe nga shpenzimet për qiratë e pikave fizike, energjia elektrike, etj. Nëse do të bëjmë një llogari të thjeshtë, buxheti i shtetit ka humbur afro 140 milionë euro të ardhura vetëm nga bastet sportive, ku përfshihet taksa, tatime, sigurime shoqërore dhe shëndetësore, etj.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Mbështetje për zhvillimin e qendrave mikro-ushqimore - Kredi 64,6 milionë euro për qendrueshmërinë ndaj klimës dhe zhvillimin e bujqësisë
Një kredi me vlerë 64,6 milionë euro nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka për qëllim të rrisë konkurrueshmërinë dhe qendrueshmërinë......

Menaxhimi i plazheve private, hapen apikimet për sezonin 2024 - Procedura do të kryhet përmes portalit E-Albania
Edhe pse sezoni turistik këtë vit po vijon ende, në vend janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për sezonin veror 2024. I gjithë procesi......

Vijnë “Dëftesat tregtare”, fermerët do vendosin prodhimin si kolateral - Aplikohet në Shqipëri modeli i Brazilit dhe Ukrainës
Fermerët mund të përfitojnë më lehtë kredi duke vendosur si kolateral produktin e magazinuar, ose të ardhshëm. Ky është thelbi i një projektligji të hartuar......

Cigaret bëhen edhe më të shtrenjta - Sa kushtojnë ato në vende të ndryshme të BE?
Duhanpirësit në Europë duhet të përgatiten të përballen me një tjetër valë rritje cmimesh. Në vende të ndryshme të Europës cmimet për paketë variojnë, por kudo......

Pekini, apel grave: Mos punoni, por bëni fëmijë! - Shkak, lindshmëria e ulët dhe ngadalësimi i ekonomisë
Partia Komuniste e Kinës po i përgjigjet krizës demografike dhe ngadalësimit ekonomik duke u bërë thirrje grave që të kthehen në rolet e tyre tradicionale. Në......

A do ndikojë rritja e çmimit të naftës tek linjat ajrore europiane?!
Çmimet e larta të naftës në mes të trazirave në Lindjen e Mesme po rrisin çmimet e karburantit të avionëve, që përbën një pjesë të madhe të kostove të linjave......

Warren Buffett regjistron rritje rekord: Grumbulli i parave kap shumën e 157 miliardë dollarë!
Berkshire Hathaway raportoi një rritje të madhe në të ardhurat operative të tremujorit të tretë, ndërkohë që kishte një shumë rekord parash, pasi Warren......

Musk bën startup-in xAI pjesë të platformës X - Krijohet “Grok” si përgjigje për pyetjet që të tjerët refuzojnë
Start-up xAI i inteligjencës artificiale të miliarderit të teknologjisë, Elon Musk, do të integrohet në platformën e tij të mediave sociale X, e njohur më parë......