Shqipëria Postuar më 6 Nëntor 2023, 11:56

OSHEE Group rrit pagat për të gjithë punonjësit - Paga e elektricistit, nga 50 mijë lekë bëhet 70 mijë lekë

Nga SCAN TV
OSHEE Group rrit pagat për të gjithë punonjësit - Paga e

Punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë përfituar rritje të konsiderueshme page, ku përqindjen më të lartë do ta kenë at që punojnë në terren. Lajmi u bë i ditur nga zëvëndëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Të gjithë pagat e punonjësve të OSHEE Grupe do të kënë rritje që varion sipas sektorëve. Sepse vëmendja jonë ka qenë për t’i dhënë shpërblim të merituar punonjësve të terrenit që mbajnë peshën kryesore, duke nisur nga elekticistët, teknikët, inxhinierët dhe faturistët. Po i referohem pagës së elektriçistit, që nga rreth 50 mijë lekë do të shkojë në 70 mijë lekë. Për herë të parë do të aplikohet dhe vjetërsia në punë duke u bazuar mbi atë skemë që është aplikuar me administratën publike; 0.6 % për 10 vitet e para, 0.8 përqind nga viti 10-20 dhe 1 përqind për 10 vitet e treta dhe mesa di, ka plot njerëz me kohëzgjatje mbi 30 vite” tha zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku.

Në fjalën e saj, zëvëndëskryeministrja evidentoi se për herë të parë OSHEE ka arritur një nivel rekord të uljes së humbjeve, duke kursyer rreth 8 milionë euro.

E përsërisim gjithmonë që e kemi gjetur me 45 % humbje dhe sot kemi arritur në 18.7 % që është një diferencë shumë e madhe shumë. Por duhet kuptuar se pse e përmendim humbjen teknike, ajo përkthehet baraz me para. Duke optimizuar humbjet teknike, duke i ulur ato, vetëm gjatë vitit 2023 kemi arritur të kursejmë 8 milionë euro, 8 milionë që përkthehen ndirekt në investime për optimizimin teknik të rrjetit” vijoi Balluku.

Në total ,Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka rreth 7 mijë punonjës. Nga këta, rreth 3 mijë janë punonjës të terrenit. Niveli i arkëtimeve të OSHEE në vitet e fundit është rritur nga 350 milionë euro në vit që ishte më parë,  në mbi 800 milionë euro. Refreuar shifrave zyrtare, niveli i arkëtimeve nga 75 % është rritur në mbi 90 % e në muajin tetor, edhe mbi 113 % që tregon nivel të lartë të arkëtimit edhe të debiteve të mbartura.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat