Shqipëria Postuar më 6 Nëntor 2023, 15:55

Produkte ushqimore të skadauara – AKU bllokon subjektin dhe vendos 500 mijë lekë gjobë!

Nga SCAN TV
Produkte ushqimore të skadauara – AKU bllokon subjektin dhe vendos

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se duke iu referuar një denoncimi, ka reaguar menjëherë nëpërmjet strukturave të Drejtorisë Rajonale Tiranë, duke kryer inspektim në subjektin “N”, me aktivitet “Tregtim të produkteve ushqimore”.

Sipas njoftimit nga kontrolli i ushtruar në ambientet e këtij subjekti ka rezultuar se aktiviteti ushtrohej në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe produktet ushqimore ruheshin sipas natyrës së tyre në kushte frigoriferike dhe rafte.

AKU informon se nga verifikimi i produkteve ushqimore u konstatuan 20 kg produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi të llojit, sallamra, biskota, cornflakes, ëmbëlsira, brumëra, fruta të ngrira, gjalpë, kos dhe 8 litra produkte qumësht, vaj ulliri dhe majonezë të markave të ndryshme. Po sipas AKU subjekti nuk dispononte një sistem efikas gjurmueshmërie të produkteve ushqimore dhe nuk implementon planin e vetëkontrollit HACCP.

Gjithashtu në njoftim shkruhet se nga trupa inspektuese u krye bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie në subjekt me detyrim asgjësimin e tyre sipas legjislacionit në fuqi, si dhe u mor masa administrative  me gjobë në vlerën e 500’000 lekëve.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat