Shqipëria Postuar më 6 Nëntor 2023, 12:52

Optimizimi i humbjeve teknike në rrjetin energjetik – Balluku: Kemi arritur të kursejmë 8 milion euro për vitin 2023

Nga SCAN TV
Optimizimi i humbjeve teknike në rrjetin energjetik – Balluku: Kemi

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë një takimi me punonjës të OSHEE-së bëri të ditur sot se kursimi nga optimizimi i humbjeve teknike në rrjetin energjetik vetëm në vitin 2023 llogaritet në shifrën e 8 milionë eurove.

“Muaji tetor shënoi shifër rekord, 113 % të mbledhjes së të ardhurave, ku janë mbledhur edhe debite të mbartura. Vetëm në 2023 kemi arritur të kursejmë 8 milionë euro që përkthehen në investime për optimizimin e rrjetit. E kemi gjetur rrjetin me një nivel humbjesh prej 45 % dhe kemi arritur në nivelin 18 %. Humbjet teknike përkthehen baras me para”, tha Balluku.

“Në këto katër vite jemi munduar të tregohemi të kujdesshëm, pasi ka qenë vendim i qeverisë që çmimi për abonentët të mos prekej. U desh të frenonim investimet, duke u munduar që përmes burimeve njerëzore të vazhdonim optimizimin dhe humbjet teknike, por pa pasur mundësi për investime”, shtoi Balluku.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat