Shqipëria Postuar më 6 Nëntor 2023, 18:36

Shqipëria-Itali, marrëveshje për emigrantët! Në Shëngjin ngrihet qendra e pritjes  

Nga SCAN TV
Shqipëria-Itali, marrëveshje për emigrantët! Në

Shqipëria dhe Italia do të bashkëpunojnë për të përballuar krizën e emigrantëve me të cilën po përballet Europa. Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni. Sa i përket Shqipërisë, marrëveshja parashikon që në Shengjin të realizohet një qendër pritje dhe ‘filtrimi’ të emigrantëve që tentojnë të shkojnë në vendet e Bashkimit Europian, kryesisht nga Afrika apo nga vende që janë në konflikt.

Një muaj më pare, në një takim që kemi bërë, kemi pasur edhe iniciativa në lidhje ndërmarrjen e hapave të përbashkëta, sa i përket migrimit.  Sepse sidomos fenomeni nuk përballohet vetëm dhe kemi qenë në këtë ekuacion midis trajtimit brenda BE dhe jashtë BE.

Dhe gjeja më e mirë për t’u bërë ka qenë pikërisht ky forcim i bashkëpunimit dhe kemi punuar së bashku për të përforcuar këtë marrëveshje dhe këtë bashkëpunim, i cili fikson tre objektiva: luftën kundër trafikut të paligjshëm dhe jo vetëm pritjes të refugjatëve për ata që kanë rekuizitën dhe Shqipëria do të japë mbështetjen e saj për të përdorur disa zona të vendit të Shqipërisë dhe Italia mund të operojë sipas dhe pjesës ekonomike me financat e Italisë për të bërë këtë lloj seleksionimi. Dhe refugjatët, ata që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore dhe do të seleksionohen midis atyre që kanë të drejtë dhe jo. Si për numër popullsie refugjatesh kemi një kapiencë 3000 persona sipas një regjimi të caktuar.

Flasim nëpërmjet flukseve dhe ky fluks në vit mund të arrijë deri në 36 mijë persona dhe që mund të alternohet si më pak ose më shumë dhe kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit, gratë shtatëzanë dhe grupet e tjera vulnerabël. Juridiksioni i këtyre qendrave do të jetë italiane.

Në portin e Shëngjinit, Italia do të angazhohet me procedurat e zbarkimit dhe të seleksionimit, do të realizohet një qendër e pritjes dhe të screening dhe do të ketë një strukturë tjetër që janë në vazhdimësi të kësaj strukturës së parë  të parë të screening. Pastaj pjesa shqiptare do të merret me gatishmërinë e observimit dhe ky protokoll që firmosim sot ka një kornizë politike dhe juridike të bashkëpunimit tone” the kryeministrja Meloni. Ky lloj bashkëpunimi,sipas kryeministres italiane, do të jetë operative në pranverën e ardhshme.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama e cilësoi protokollin e bashkëpunimit si një produkt të një diskutimi të gjatë.

“Nuk është një rrugëzgjidhje për diçka që ne bëjmë sepse duhet ta bëjmë me të gjitha kostot, por besojmë në këtë. Shqipëria ka një histori të mikpritjes, Shqipëria është i vetmi vend europian ku kanë qenë më shumë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shqipëria është një vend ku mijëra italianë pas kapitullimit të Italisë në Luftën e Dytë Botërore kanë gjetur mbrojtje nga shqiptarët dhe nuk janë lënë nën rrymën ose atë që quhet në mëshirën e fatit kundër gjermanëve. 

Gjithashtu kemi dhënë ndihmëse të gjithë atyre popullsive dhe popullsisë kundër spastrimit etnik të Milosheviçit, pastaj Shqipëria u ka dhënë strehim mijëra vajzave, grave afgane brenda si të thuash, pjesës tonë të aleancës strategjike brenda NATO-s dhe kjo është një tregues tjetër. Të gjithë ata që kanë besuar në botën e re dhe që e bënin për ata, nuk mund t’i linim në duart e atyre vrasësve apo të sovranëve të Afganistanit.

Besoj se shkoi në mënyrë të shkëlqyer shumë mirë, sepse ato familje janë tashmë të shpëtuara dhe kjo është një shembull sepse kemi krijuar kushtet për t’i trajtuar, si për shembull, marrjen e të dhënave të tyre dhe adaptimin e tyre në lidhje me kërkesat, me statusin e tyre për t’i dërguar në vende të tjera.

Së fundmi, jo për rëndësinë, kemi dhënë mundësinë për të mbijetuar pothuajse mijëra iranianëve dhe kështu si po them, nuk mund t’i zgjidhim problemet, por mund të japim një ndihmesë dhe besoj se nuk mund të ekzistojë koncepti, ja të shikojmë edhe nga krahu tjetër, të kthehemi dhe nga ana tjetër, ja do të shikojmë ndonjë zgjidhje, por besoj se një herë që jemi anëtarë të Bashkimit Europian, mund të shikojmë dhe të rendisim të gjitha këto karakteristika tona në ecurinë tonë dhe kolegët tanë në këtë bashkëpunim, është një marrëveshje NATO” tha kryeministri Rama.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat