Mete: Kosto e drejtësisë arrin në 250 mln euro, dyfish nga 2016 - 61% e buxhetit shkon për paga, investimet në sektor parashikohen në 2.3 mld lekë

Buxheti për sektorin e drejtësisë parashikohet në 26.2 mld lekë për vitin 2024 apo 2-fish më shumë në krahasim me vitin 2016, kohë kur nisi reforma në drejtësi. Mbështetja buxhetore ka ardhur në rritje çdo vit, teksa vetëm në raport me vitin 2023 janë vendosur në dispozicion 4.2 mld lekë më shumë. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete i konsideroi shifrat si mbështetje financiare për reformën në drejtësi.
Këto shifra reflektojnë mbështetjen financiare për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja të reformës në drejtësi, ku përfshihen institucionet e Vettingut, të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, reformimin e institucioneve të sistemit të akuzës dhe sistemit gjyqësor, të inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Shkollës së Magjistraturës, si edhe reformimin e institucioneve të tjera të varësisë së Ministrisë së Drejtësisë.
Pjesa më e madhe apo 61% e buxhetit të parashikuar do të shkojë për pagat e punonjësve të sistemit të drejtësisë.
Shpenzimet e personelit për punonjësit e sistemit të drejtësisë parashikohen të jenë 16 miliardë lekë, ose 9 miliardë lekë më shumë se në vitin 2016. Rritja e ndjeshme e fondit ndër vite reflekton jo vetëm rritjen e numrit të burimeve njerëzore, por edhe rritjen e pagave për punonjësit e këtyre institucioneve. Për vitin 2024, shpenzimet e personelit për të gjitha institucione e sistemit të drejtësisë janë rritur me 3.1 miliardë lekë, krahasuar me buxhetin fillestar për vitin 2023. Kjo rritje i dedikohet efektit financiar të reformës së pagave të nisur në vitin 2023. Nga ky fond 1.4 miliardë lekë janë akorduar vetëm për magjistratët.
Paralelisht, janë parashikuar edhe investime, që kapin vlerën e 2.3 mld lekëve e që përfshijnë ndërhyrje në godina dhe pajisje teknologjike.
Për SPAK mbështeten me 550 milionë lekë projektet e reja infrastrukturore dhe pajisjet teknologjike, të cilat parashikohen të implementohen në vitet 2024-2025; Implementimi dhe Përmirësimi i sistemit të regjistrit elektronik noterial, me vlerë rreth 234 milionë lekë; Investime për përmirësimin e infrastrukturës në mjekësinë ligjore dhe laboratorin e toksikologjisë; Financime për përmirësimin e infrastrukturës së Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë Tiranë; Rikonstruksioni i Gjykatës Kushtetuese, me vlerë 20 milionë lekë; Arkiva Digjitale për Këshillin e Lartë të Prokurorisë;
Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes në vitin 2024 parashikohen në masën 8 miliardë lekë, ndërsasipas ministrit kanë adresuar nevojat e të gjitha institucioneve për të siguruar realizimin optimal të veprimtarisë funksionale të tyre.
SCAN
Sondazh

Vijon paqëndrueshmëria në tregun valutor – Dobësohen Franga dhe Paundi ndërsa Dollari fiton pikë!
Dollari amerikan edhe pse në vlera të dobëta në raport me Lekun ka rikuperuar pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 97.7 lekë dhe duke u shitur me 98.7......

Shqipëria-Itali, marrëveshje për emigrantët! Në Shëngjin ngrihet qendra e pritjes
Shqipëria dhe Italia do të bashkëpunojnë për të përballuar krizën e emigrantëve me të cilën po përballet Europa. Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga......

Produkte ushqimore të skadauara – AKU bllokon subjektin dhe vendos 500 mijë lekë gjobë!
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se duke iu referuar një denoncimi, ka reaguar menjëherë nëpërmjet strukturave të Drejtorisë Rajonale Tiranë, duke kryer......

Von der Leyen parashtron pesë parime për të ardhmen e Gazës pas luftës!
Ursula von der Leyen ka propozuar pesë "parime bazë" për të udhëhequr të ardhmen e Rripit të Gazës sapo të përfundojë lufta Izrael-Hamas. Parimet, të cilat......

Kush përfiton nga dalja e Shqipërisë nga lista gri? - Ish-kreu i DPPPP-së Elvis Koçi: Vendimi i FAFT, pozitiv për sektorin bankar
Nga vendimi i Task Forcës për Veprim Financiar për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri, apo nga lista me risk të lartë për pastrimin e parave, do të përfitojë......

Ndryshimet në taksa “kalojnë” tek Ekonomia - Preket akciza, lehtësohet importi në blegtori dhe bletari
Ndryshimet që parashikon paketa fiskale gjatë vitit të ardhshëm janë miratuar në Komisioni Parlamentar të Ekonomisë. Kufizimi i rritjes së akcizës, duke......

Optimizimi i humbjeve teknike në rrjetin energjetik – Balluku: Kemi arritur të kursejmë 8 milion euro për vitin 2023
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë një takimi me punonjës të OSHEE-së bëri të ditur sot se kursimi nga optimizimi i humbjeve......

Balluku: 40 milionë euro investime në sistemin energjetik - Prioritet janë zonat turistike
Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se një paketë prej 40 milionë eurosh do të......