Riintegrim për emigrantët shqiptarë të kthyer - Hartohet strategjia e migracionit për vitet 2024-2030
Shqipëria pritet të ketë një strategji kombëtare për migracionin deri në vitin 2030, si dhe një plan veprimi për këtë qëllim. Gjithshka është përcaktuar në një projektvendim të hartuar nga Ministria e Brendshme, publikuar në konsultimet publike. Në këtë dokument ravijëzohen masat që duhen marrë ndaj shtetasve të huaj që migrojnë në Shqipëri, si dhe ndaj ndaj azilantëve shqiptarë të kthyer prej vendeve të BE.
Gjatë këtyre viteve flukset e azilkërkuesve dhe emigrantëve në situatë të parregullt nga Shqipëria në vendet e BE-së dhe zonën Schengen kanë pësuar ulje, por vijojnë të ekzistojnë si fenomene. Projektakti parashikon ndërhyrje konkrete lidhur me përgatitjen e materialeve informuese dhe zhvillimin e fushatave informuese për publikun për emigrantët shqiptarë potencialë, mbi mundësitë e tregut të punës në Shqipëri, si dhe publikimin e adresave të sporteleve të migracionit në zyrat e punës dhe në bashki, ku ata mund të drejtohen për të marrë këto shërbime.
Strategjia synon të kapitalizojë suksesin e aktiviteteve të tilla parandaluese afatgjata, duke adresuar te qytetarët shqiptarë informacion të plotë dhe të saktë mbi pasojat e shkeljes së kushteve të hyrjes dhe qëndrimit, si në kufi (që synojnë udhëtarët) ashtu edhe brenda vendit (informimi migrantët e mundshëm). Rëndësia e shpërndarjes së informacionit dhe ndërgjegjësimit për rreziqet e migrimit të parregullt dhe përfitimet nga pajtueshmëria me kushtet ligjore të migracionit theksohet në një masë prioritare të dedikuar.
Projektakti promovon faktin se zhvillimi i politikave efektive për migracionin për arsye punësimi, do të rrisë ndikimin pozitiv të migracionit në zhvillimin socioekonomik kombëtar/lokal. Nëpërmjet ndërhyrjeve konkrete do të synohet që deri në vitin 2026 të përmirësohen mekanizmat institucionalë, financiarë, bankarë dhe fiskalë, për të nxitur kanalet formale të dërgesave dhe përdorimin e tyre si burim investimi e zhvillimi. Gjithashtu do të shtohet lufta kundër informalitetit, sidomos në tregun e punës, duke ndikuar edhe në shkurajimin e fluksit emigrator.
Nëpërmjet këtij dokumenti do të synohet të merren masa për forcimin e mekanizmit të riintegrimit, duke siguruar mbështetjen dhe riintegrimin e qëndrueshëm të të kthyerve, nëpërmjet vlerësimit të nevojave dhe vështirësive që ata hasin me qëllim adresimin e tyre në mënyrë efektive.
Strategjia është gjithashtu e ndërlidhur me përpjekjet e strukturave shqiptare për parandalimin e migracionit të parregullt, të fokusuar në kontrollin e statusit të qëndrimit të shtetasve të huaj në Shqipëri. Rritja e numrit të të huajve që hyjnë dhe qëndrojnë në vendin tone për motive të ndryshme ka sjellë nevojën që institucionet përgjegjëse të bashkëpunojnë më ngushtësisht me qëllim vlerësimin e politikave, apo programeve dhe të kuadrit institucional mbi aksesin në shërbimet për imigrantët. Gjithashtu nëpërmjet projektaktit do të hartohet një kuadër për vlerësimin e detajuar të statusit të zbatimit të konventave të ratifikuara dhe ndikimit të tyre në garantimin e të drejtave të imigrantëve.
Kostoja e përgjithshme e përllogaritur për zbatimin e planit të veprimit të dokumentit strategjik të Migracionit 2024-2030, për periudhën e parë trevjeçare është rreth 727.9 milionë lekë. Për periudhën afatmesme 2024-2026, shpenzimet e planifikuara në buxhetet e institucioneve përgjegjëse janë rreth 391.8 milionë lekë, të planifikuara në buxhetin vjetor dhe Programin Buxhetor Afatmesëm 2024-2026.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Aksionet italiane po tregtohen me zbritjen e tyre më të thellë në 35 vjet!
Aksionet italiane po tregtohen me zbritjen e tyre më të thellë në 35 vjet, krahasuar me aksionet botërore, pasi investitorët po shqetësohen për perspektivën......

Kompania e orëve zvicerane shënon rritje të forta të aksioneve: Synon dyfishim të fitimeve deri në vitin 2028!
Watches of Switzerland shënoi fitime të forta të martën, pasi shitësi luksoz me pakicë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar përsëriti planet për më shumë se......

9.3 trilionë USD, kosto e të ushqyerit jo të shëndetshëm - Përfshihet edhe ulja e produktivitetit në tregun ndërkombëtar të punës
Dëmet shëndetësore dhe mjedisore të shkaktuara nga prodhimi i ushqimit i kushtojnë botës 10 trilion dollarë në vit, ose 10% të PBB-së globale, sipas një......

Pasiguria gjeopolitike kërcënon sektorin financiar - Drejtuesit e bankave: Tregu është i cënueshëm. Duhen rregulla të reja
Drejtuesit kryesorë të bankave botërore thanë se janë të shqetësuar se kriza e ardhshme e sektorit financiar mund të vijë nga rritja e pasigurisë gjeopolitike,......

Pabarazia e të ardhurave në Europë: Shqipëria renditet e fundit, Pas Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë!
Ndryshimet domethënëse në të ardhurat e disponueshme në të gjithë Europën nxjerrin në pah shkallën e pabarazisë në të gjithë kontinentin, me shtetet......

BE para një krize të re borxhesh?
Zhytja në borxhe e shteteve të eurozonës në vitin 2022, sipas autoritetit të statistikave, Eurostat kapte kuotën 91,4 % të vëllimit ekonomik. Kundrejt vitit......

85% e njerëzve nuk u besojnë lajmeve në internet - Shqetësimi më i madh, ndikimi i tyre në zgjedhje
Më shumë se 85% e njerëzve janë të shqetësuar për ndikimin e dezinformimit në internet dhe 87% besojnë se ai tashmë ka dëmtuar politikën e vendit të tyre,......

Kina grumbullon borxhin më të madh në botë -1 trilion dollarë për “Një brez një rrugë”
Kina ka një borxh prej më shumë se një trilion dollarë për shkak të projektit të saj "Një brez dhe një rrugë", duke e bërë atë grumbulluesin më të madh të......