47.2 mld lekë investime në infrastrukturë dhe energji - Nga rrugët, linja nënujore me Italinë, te gara për tjetër aeroport e gazsjellësi Fier - Vlorë

Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë parashikohet në 52.87 mld lekë për vitin 2024, ku investimet do të jenë në vlerën e 47.2 mld lekë. Ministrja e Infrastrukutrës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese projektet që do të financohen vitin që vjen, duke bërë me dije se për transportin rrugor Unaza e Madhe e Tiranës, aksi Elbasan - Qafë Thanë, tuneli i Llogarasë apo zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës janë disa nga prioritetet për vitin që vjen.
Paralelisht do të financohen edhe kontratat koncesionare për aksin Orikum – Dukat, rrugën e Arbrit dhe rrugën e Kombit. Sa i takon hekurudhave, Balluku bëri me dije se janë buxhetuar investime në linjën Vorë – Hani i Hotit dhe Tiranë – Durrës, ndërsa janë në shqyrtim 5 ofertat për hartimin e studimit të fizibilitetit për linjën e re Durrës – Prishtinë.
Qeveria i është rikthyer edhe projektit për ndërtimin e aeroportit të Sarandës, teksa sipas ministers shumë shpejt pritet të hapet gara e partneritetit publik – privat për këtë vepër aeroportuale. Ndërkaq, sa i takon sektorit të energjisë, Balluku përmendi veçanërisht investimet në matës inteligjencë, ndërkohë që pritet nënshkrimi i marrëveshjes mes operatorëve të trnamsetimit shqiptar dhe Italian për linjën nënujore të transmetimit të energjisë mes 2 vendeve.
Balluku u ndal edhe te investimet më ujësjellës, ku priortiet për vitin që vjen iu jepet zonave bregdetare.
Paralelisht, u njoftua hapja e garës për ndërtimin e rrjetit të gazit Fier – Vlorë, që do të mundësojë lidhjen e gazsjellësit TAP me TEC Vlorë, me një gjatësi prej 33 km. Ndërkaq, sipas Ballukut mbështetja buxhetore për programin e burimeve natyrore mbetet e ulët edhe për vitin 2024, duke theksuar se kërkesa për një mbështetje më të lartë do të jetë për vitin 2025.
Deputetët mbështetën parashikimet buxhetore për 11 programet që mbulon kjo ministri, por kërkuan një rritje të zhvillimit të infrastrukurës rurale, si dhe ndërtimin e bypassit të Beratit për të cilin Balluku premtoi nisjen e studimit.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Ku do të jenë 60 qendrat e “reja” shëndetësore? - Koçiu: Do ti nënshtrohen rikonstruksionit total, ndërhyrje thelbësore edhe në spitale
Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar rehabilitimin e 60 qendrave shëndetësore dhe ambulancave gjatë vitit të ardhshëm, të cilat do të ofrojnë shërbime më......

Vaji i ullirit, strategjia e Spanjës fut në krizë Italinë - Brenda pak viteve çmimet janë rritur me 240%
Prodhuesit dhe industrialistët italianë të vajit të ullirit, prej vitesh ankohen për vlerësimin e dobët që i bëhet produktit të tyre. Ata drejtojnë gishtin nga......

KESH iu rikthehet eksporteve të energjisë - Finalizohen dy tenderë, gjenerohen 4.5 mln euro të ardhura
Pas përmirësimit të situatës në Kaskadën e Drinit si pasojë e reshjeve të shiut, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare iu është rikthyer eksporteve të......

Reformë e re për rritjen e pensioneve - Mete: Po shqyrtojmë ndryshimin e skemës së indeksimit. Rishikohen edhe subvencionet në bujqësi
Qeveria po përgatitet për të reformuar sërish skemën e pensioneve me qëllim rritjen e mbështetjes financiare për pensionistët dhe për të amortizuar diferencën......

Shqipëria tjetër rrezik: Pas Ciaran nisin sonte 2 stuhi të tjera!
Pas stuhisë Ciaran, e cila preku Europën përfshirë edhe vendin tonë, dy stuhi të tjera pritet të përfshijnë edhe gadishullin e Ballkanit. Për SCAN Live,......

Jetëgjatësia, shifrat i rikthehen normalitetit - Në vitin 2022 jeta e shqiptarëve u "zgjat" me shumë se e europianëve
Gjatë viteve të fundit jetëgjatësia në Shqipëri ka ruajtur relativisht një ritëm të qëndrueshëm deri në vitin 2020 dhe 2021, ku shumë tregues demografikë i’u......

FMN rrit parashikimin e PBB-së së Kinës pas lëvizjeve të politikës së Pekinit!
Fondi Monetar Ndërkombëtar ngriti të martën parashikimin e tij të rritjes së Kinës në 5.4% për vitin 2023, ndërsa paralajmëroi se betejat për pasuritë e......

Kosto shtesë për Kardhiq-Delvinë - ARRSH ka gati shpalljen e tenderit me fond limit 234.2 mln lekë
Rrugët plotësuese të aksit Kardhiq-Delvinë do të kërkojë të tjera fonde për t’u përfunduar, ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon hapjen e 1......