Shqipëria Postuar më 7 Nëntor 2023, 13:50

Ku do të jenë 60 qendrat e “reja” shëndetësore? - Koçiu: Do ti nënshtrohen rikonstruksionit total, ndërhyrje thelbësore edhe në spitale

Nga SCAN TV
Ku do të jenë 60 qendrat e “reja” shëndetësore?

Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar rehabilitimin e 60 qendrave shëndetësore dhe ambulancave gjatë vitit të ardhshëm, të cilat do të ofrojnë shërbime më dinjitoze për qytetarët.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit për shëndetësinë në komisionin e çështjeve sociale,  ministrja Albana Koçiu bëri me dije gjeografinë e këtyre qendrave.

Nga ana tjetër, përmes financimit të Bankës Botërore do të vijojnë investimet në spitale, siç është vijimi i rikonstruksioni i urgjencës dhe pediatrisë së QSUT, etj.

Për shëndetësinë, buxheti i vitit të ardhshëm parashikohet në 78.2 miliardë lekë dhe synon mbulimin universal për qytetarët, duke reduktuar kostot dhe rritur aksesin e tyre në shërbime.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat