Vaji i ullirit, strategjia e Spanjës fut në krizë Italinë - Brenda pak viteve çmimet janë rritur me 240%

Prodhuesit dhe industrialistët italianë të vajit të ullirit, prej vitesh ankohen për vlerësimin e dobët që i bëhet produktit të tyre. Ata drejtojnë gishtin nga çmimet në treg që ishin shumë të ulëta dhe mezi mbulonin kostot e prodhimit. Por, tani që vaji i ullirit ekstra i virgjër më në fund tregtohet me çmime mbi 7 apo 8 euro për shishe, ata po kuptojnë se ka pak për të festuar.
Efekti i menjëhershëm ishte rënia e konsumit, i cili në të ardhmen shqetëson edhe ata që kanë forcuar të ardhurat e tyre në këtë moment. Sipas të dhënave nga Circana, një kompani e specializuar në analizën e sjelljes së konsumatorëve në tregtinë italiane me pakicë në shkallë të gjerë, në dhjetë muajt e parë të 2023-shit, shitjet e vajit të ullirit ekstra të virgjër ranë me 9%.
Gjërat nuk janë më mirë në nivel ndërkombëtar, duke qenë se sipas të dhënave të siguruara vetëm pak ditë më parë nga Komisioni Europian, konsumi global i vajit të ullirit ekstra të virgjër ra me 18% në vitin 2023. Është e vërtetë, ekonomia botërore është ende e penalizuar nga inflacioni, i cili, megjithatë, i vetëm nuk mjafton për të shpjeguar rritjet në listat e çmimeve të produkteve si vaji i ullirit ekstra i virgjër.
Elementi i parë kyç është kolapsi i prodhimit spanjoll i cili në vetëm pak vite shkoi nga 1.8 milion ton në 2018-2019 në 1.4 milion në 2020-2021 dhe 2021-2022 në vetëm 663 mijë në fushatën 2022-2023. Për të plotësuar tablonë e prodhimit global: 241 mijë tonë të prodhuara në Itali, 240 mijë në Greqi, 180 mijë në Tunizi dhe 126 mijë në Portugali.
Rënia spanjolle u shkaktua nga thatësira: ullishtet super intensive të mbjella në Spanjë kërkojnë trefishin e sasive të ujit në krahasim me një ullishte italiane. Kështu, me uljen e disponueshmërisë së ujit, prodhimi është prekur. Varieteti i ri filloi të prodhojë vetëm dy vjet pas mbjelljes.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

KESH iu rikthehet eksporteve të energjisë - Finalizohen dy tenderë, gjenerohen 4.5 mln euro të ardhura
Pas përmirësimit të situatës në Kaskadën e Drinit si pasojë e reshjeve të shiut, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare iu është rikthyer eksporteve të......

Reformë e re për rritjen e pensioneve - Mete: Po shqyrtojmë ndryshimin e skemës së indeksimit. Rishikohen edhe subvencionet në bujqësi
Qeveria po përgatitet për të reformuar sërish skemën e pensioneve me qëllim rritjen e mbështetjes financiare për pensionistët dhe për të amortizuar diferencën......

Shqipëria tjetër rrezik: Pas Ciaran nisin sonte 2 stuhi të tjera!
Pas stuhisë Ciaran, e cila preku Europën përfshirë edhe vendin tonë, dy stuhi të tjera pritet të përfshijnë edhe gadishullin e Ballkanit. Për SCAN Live,......

Jetëgjatësia, shifrat i rikthehen normalitetit - Në vitin 2022 jeta e shqiptarëve u "zgjat" me shumë se e europianëve
Gjatë viteve të fundit jetëgjatësia në Shqipëri ka ruajtur relativisht një ritëm të qëndrueshëm deri në vitin 2020 dhe 2021, ku shumë tregues demografikë i’u......

FMN rrit parashikimin e PBB-së së Kinës pas lëvizjeve të politikës së Pekinit!
Fondi Monetar Ndërkombëtar ngriti të martën parashikimin e tij të rritjes së Kinës në 5.4% për vitin 2023, ndërsa paralajmëroi se betejat për pasuritë e......

Kosto shtesë për Kardhiq-Delvinë - ARRSH ka gati shpalljen e tenderit me fond limit 234.2 mln lekë
Rrugët plotësuese të aksit Kardhiq-Delvinë do të kërkojë të tjera fonde për t’u përfunduar, ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon hapjen e 1......

Riintegrim për emigrantët shqiptarë të kthyer - Hartohet strategjia e migracionit për vitet 2024-2030
Shqipëria pritet të ketë një strategji kombëtare për migracionin deri në vitin 2030, si dhe një plan veprimi për këtë qëllim. Gjithshka është përcaktuar në një......

Aksionet italiane po tregtohen me zbritjen e tyre më të thellë në 35 vjet!
Aksionet italiane po tregtohen me zbritjen e tyre më të thellë në 35 vjet, krahasuar me aksionet botërore, pasi investitorët po shqetësohen për perspektivën......