Rruga e mëndafshit nuk kalon më nga Gjermania - Përkeqësimi i marrëdhënieve dypalëshe reduktoi varësinë ekonomike

Ndërsa marrëdhëniet midis Berlinit dhe Pekinit përkeqësohen, qyteti gjerman i Duisburgut aktualisht ka kufizuar lëvizjen e trenave të mallrave nga Kina, siç raporton britanikja Financial Times. Shkollat për drejtimin e kamionëve në periferi të qytetit gjerman të Duisburgut, në vitin 2019, deklaruan se nisma e Rrugës së Mëndafshit të Pekinit kishte ndezur një bum në sistemin lokal të zinxhirit të furnizimit. Sot, biznesi përfiton nga mungesa e shoferëve të aftë të kamionëve, por jo për shkak të strategjisë globale të zhvillimit të infrastrukturës së Kinës.
Duisburg, një qytet me gjysmë milioni banorë, ndodhet në zemrën industriale të Gjermanisë në bashkimin e lumenjve Rhine dhe Ruhr. Një rënie në industrinë e çelikut dhe qymyrit të vendit në vitet 1990 dhe fillim të viteve 2000 goditi ekonominë e tij. Megjithatë, qyteti gjeti shpëtimin në personin e presidentit kinez Xi Jinping, i cili e vizitoi atë në vitin 2014 për të nxjerrë në pah zyrtarisht portin e tij si qendrën kryesore të "Rrugës" në Europë.
Dhe ndërsa kjo nxiti pritjen e një boom - i të ri, ngjarjet e fundit sugjerojnë se perspektivat po zbehen. Në një farë mase ato kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë, si dhe me marrëdhënien e vështirë të Gjermanisë me Kinën. Kancelari Olaf Solz ishte lideri i parë europian që vizitoi Pekinin pasi Xi siguroi një mandat të tretë si president në kongresin e Partisë Komuniste në tetor.
Por qasja gjermane kohët e fundit është tronditur nga marrëdhënia miqësore e Kinës me Rusinë, çështja e Tajvanit dhe të drejtave të njeriut, dhe një deficit tregtar në rritje me të parën. Gjermania aktualisht po rishikon marrëdhëniet e saj me Pekinin, ndërsa udhëzimet e reja të Berlinit pritet të bëhen publike në javët në vijim.
Në bazë të drafteve duket se deputetët gjermanë kërkojnë të krijojnë një qëndrim politik dukshëm më të ashpër ndaj Kinës, ndërsa në të njëjtën kohë duan të ulin varësinë ekonomike nga vendi. Linjat e ashpra po propozojnë frenim të investimeve në Kinë, si dhe monitorim më të rreptë të kompanive që varen shumë prej saj.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Puna informale nuk i “trëmbet” gjobave - Inspektorati i Punës konstatoi 39.2% më shumë paligjshmëri në 2022
Pavarësisht poltikave të taksave, puna dhe ekonomia informale kanë zgjeruar terren në Shqipëri. Mesa duket as implikimi i gjobave të majme nuk po frenon......

Ulen çmimet globale të ushqimeve - Shënuan 18% rënie në janar për të dhjetin muaj radhazi
Çmimet globale të ushqimeve ranë në janar për të dhjetin muaj radhazi dhe tani janë rreth 18% poshtë nivelit rekord të vendosur marsin e kaluar pasi Rusia......

Ndryshimet klimatike ushtrojnë presion ndaj bizneseve - Sondazhet, një nga tre çështjet më urgjente në sektor
Ndryshimet klimatike janë prioriteti më i rëndësishëm për biznesin mes pasigurisë globale. Ky është rezultati i një sondazhi të kryer nga Deloitte midis më......

OSHEE: Kursyem miliona euro nga humbjet në rrjet - Kompania pranon shpenzimet e larta, 2022 u mbyll me 19.7%. Gati 1% më pak, se vjet
Humbjet e energjisë në rrjetin e shpërndarjes u reduktuan me gati 1% gjatë vitit 2022. Të dhënat bëhen me dije nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë......

2022, fitime rekord për Ferrari - Regjistroi fitim neto prej 939 milionë euro, 13% më shumë krahasuar me vitin 2021
Ferrari mbylli me fitime rekord 2022-shin dhe paralajmëron një 2023 edhe më të fortë. Shtëpia e Maranellos në vitin 2022 regjistroi një fitim neto prej 939......

“Green Coast”, status special për hotel me 5 yje në Palasë - Qeveria miraton vendimin, turizëm elitar në rivierën shqiptare
Kompania “Green Coast” ka fituar statusin special si investitor në strukturë akomoduese me 5 yje. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe saktëson se......

Në Shqipëri, diploma gjithmonë e më shumë e pavlerë - Rritet rreziku i varfërisë për ata me arsim të lartë, në 8.4%. E kundërta për ata pa "universitet"
Në Shqipëri 8.4% e atyre që kanë arsim të lartë janë në rrezik varfërie, thonë shifrat e Agjencisë Europiane të Statistikave. Në rrezik për të qenë të varfër......

Indeksi global i bujarisë, Shqipëria e 96-ta në botë - Renditemi si vendi "më pak bujar" në rajon dhe të parafundit në botë për vullnetarizmin
Sipas Indeksit të Bujarisë 2022, të publikuar nga “Fondacioni i ndihmës dhe bamirësisë” (Charities Aid Foundation), Shqipëria renditet në vend të 96-të sa i......