Shqipëria Postuar më 14 Maj 2022, 13:59

Rruga dytësore Tiranë-Durrës, në “harresë” - VËZHGIMI/ Shoferët ankohen për trafikun dhe kostot e shtuara, probleme edhe për bizneset 

Nga SCAN TV

Drejtuesit e automjeteve, që më së shumti janë punonjës të bizneseve që ushtrojnë aktivitetin përgjatë këtij segmenti rrugor, thonë se qëndrojnë me orë të tëra në trafik, duke rritur shpenzimet, jo vetëm për blerjen e karburantit, por edhe për shkak të problemeve teknike që iu krijohen automjeteve të tyre.

Përgjatë këtij aksi rrugor është përqendruar zona industriale e Tiranës, por amortizimi i rrugës dhe trafiku që krijohet janë kthyer në shqetësim edhe për bizneset që operojnë.

Po ashtu, sipas tyre kjo ka rritur edhe kostot, çka ndikon drejtpërdrejt te çmimi i produkteve.

Trafiku i rënduar krijon edhe vonesa për të mbërritur në punë, për qindra punonjës të këtyre bizneseve.

Në këto kushte, qytetarët dhe përfaqësuesit e bizneseve që operojnë në këtë zonë kërkojnë zgjidhje nga autoritetet.

Ola Mitre / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=hd_6s3sVt9A

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat