Rritja e pagës minimale “prek” çmimet e ujit - Metodologjia e re: Pjesë e formulës, kompanitë mund të aplikojnë për rishikim tarifash!
Rritja e pagës minimale nga 30 mijë në 32 mijë lekë i jep të drejtën çdo kompanie të ujësjellës-kanalizimeve të aplikojë pranë Enti Rregullator të Ujit për tarifa të reja.
Në metodologjisë për përcaktimin e çmimit të ujit, të miratuar në fund të vitit të kaluar nga ERRU është parashikuar, edhe një nen i veçantë që përcakton se në rastet kur në raportimet vjetore të të dhënave ndryshon me +/-5% ndonjë nga komponentët tariforë, të tarifës fikse apo volumetrike, të secilit shërbim shoqëria mund të aplikojë për tarifë pranë ERRU-së.
Përfaqësues të këtij dikasteri shpjeguan se këtu përfshihen pikërisht kosto që mund të lidhen me ndryshimin e pagës minimale në shkallë vendi e që mund të sjellë ndryshime të parashikimeve financiare të bëra nga kompanitë. Rritja e pagës minimale hyri në fuqi në datën 1 prill, duke u rritur me 2 mijë lekë. Ndërkaq, referuar metodologjisë së re për përcaktimin e ujit kompanitë mund të aplikojnë për 2 lloje tarifash.
E para parashikon vendosjen e tarifave nën metodën e “çmimit tavan”, që synon mbulimin 100% të Kostove Totale të kompanisë, duke përfshirë edhe investimet. Ndërkohë që, metoda tjetër quhet “Kosto+” dhe nënkupton vetëm mbulimin e kostove operacionale. Paralelisht, Enti Rregullator i Ujit lejon vendosjen e fashave të tarifimit, duke aplikuar çmime më të larta për çdo litër ujë që tejkalon sasinë prej 150 litra/banor.
Kjo skemë është e ngjashme me atë që qeveria po synon të rikthejë për energjinë elektrike, teksa kreu i ERRU-së, Ndriçim Shani deklaroi pak ditë më parë se sipas përllogaritjeve, një qytetar konsumon mesatarisht 100 litra ujë në ditë. Paralelisht, qeveria miratoi edhe vendimin për reformimin e shoqërive të ujësjellës-kanalizime, duke reduktuar numrin e tyre nga 58 që janë aktualisht, në 15.
Ola Mitre / SCAN

Rritja e çmimeve, “zbulohen fajtorët” - Peshën më të madhe karburantet, të pasuara nga perimet, buka e drithërat!
Ndërsa inflacioni kërceu tremujorin e parë të këtij viti përtej çdo parashikimi, duket se “fajtori” kryesor kanë qenë ushqimet e përpunuara, duke zënë 40% të......

Spanja, çmim reference për gazin - Do të përfitojnë 1/3 e individëve dhe 70% e industrisë!
Qeveria e Spanjës njoftoi një kufi të përkohshëm në çmimin e referencës së gazit të përdorur nga termocentralet, në një lëvizje që ministri i Energjisë tha se......

Porti i Konstancës, “shpëtimi” për drithin - Problemet me infrastrukturën, një nga sfidat kryesore për marrjen e grurit ukrainas!
Pas bllokimit të porteve detare të Ukrainës nga pushtuesit rusë, Rumania fqinje po garon me kohën për të zhvendosur grurin ukrainas në tregjet globale përpara......

India ndalon eksportet e grurit - Pasi vala e të nxehtit po dëmton prodhimin. Rriten çmimet në vend
India ndaloi eksportet e grurit, vetëm disa ditë pasi tha se po synonte dërgesat rekord të këtij viti, për shkak se një valë e të nxehtit uli prodhimin, ndërsa......

Nga prodhuesi më i madh i naftës në Europë në një superfuqi e burimeve të rinovueshme!
Norvegjia ka zbuluar planet për një zgjerim të madh të prodhimit të saj të energjisë së erës në det të hapur deri në vitin 2040, duke synuar të kthejë një vend......

Rusia ndërpret furnizimet me energji në Finlandë!
Dëshira e shprehur e Finlandës për antarësim në NATO po shoqërohet me pasoja. Koncerni energjetik rus Inter RAO nuk do të furnizojë më me energji në vendin......

Gjermania nis të hënën regjistrimin e popullsisë!
Regjistrimi i popullsisë shërben si bazë vendimesh dhe planifikimi për autoritetet. Ai duhej të zhvillohej vitin e kaluar, por u shty për shkak të......

FED premton rregullimin e inflacionit - Pika e fortë e ekonomisë amerikane, qëndrueshmëria e çmimeve!
Duke i cilësuar cmimet e qëndrueshme si pika më e fortë e ekonomisë, kreu i Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zherom Pauell, u shpreh se......