Rritja e çmimeve, “zbulohen fajtorët” - Peshën më të madhe karburantet, të pasuara nga perimet, buka e drithërat!
Ndërsa inflacioni kërceu tremujorin e parë të këtij viti përtej çdo parashikimi, duket se “fajtori” kryesor kanë qenë ushqimet e përpunuara, duke zënë 40% të rritjes totale të çmimeve.
Në vend të dytë janë produktet energjitike, veçanërisht duke filluar nga fundi i muajit shkurt, duke parë se kontributi i kësaj kategorie në inflacionin total rezultoi rreth 0.4 pikë përqindje më i lartë se në tremujorin e mëparshëm ose 22% e totalit.
Televizioni Scan sjell në mënyrë të detajuar shkaktarët kryesorë të rritjes prej 4.4% që pësoi inflacioni vjetor në tre muajt e parë të vitit. Peshën kryesore të rritje e mbajnë karburantet, të cilat zënë 27% të totalit.
Në vend të dytë janë perimet, të cilat kanë kontribuar me 14% në shifrën totale të inflacionit, të pasuara në vend të tretë nga buka e drithërat, të cilat kanë kontribuar në masën 9.5% në vlerën totale.
Në vend të katërt në shkallën e kontributit në inflacion vijnë ushqimet e papërpunuara me 7.8%, të ndjekura nga mallrat e konsumit jo ushqimor përgjegjëse për 7.6% të totalit. Në vend të gjashtë për nga kontributi vijnë ushqimet e përpunuara, me 6.6%, të ndjekura në vend të shtatë nga frutat, çmimet e të cilave janë rritur shumë më pak se ato të perimeve, por gjithsesi duke pasur një peshë prej 6.4% në kontributin final.
Ndërkohë që bie në sy kontributi i ulët në shumatoren e inflacionit të mallrave me çmim të rregulluar. Ato renditen në fund të tabelës me një kontribut modest prej 0.2% në total.
Lorenc Rabeta / SCAN

Spanja, çmim reference për gazin - Do të përfitojnë 1/3 e individëve dhe 70% e industrisë!
Qeveria e Spanjës njoftoi një kufi të përkohshëm në çmimin e referencës së gazit të përdorur nga termocentralet, në një lëvizje që ministri i Energjisë tha se......

Porti i Konstancës, “shpëtimi” për drithin - Problemet me infrastrukturën, një nga sfidat kryesore për marrjen e grurit ukrainas!
Pas bllokimit të porteve detare të Ukrainës nga pushtuesit rusë, Rumania fqinje po garon me kohën për të zhvendosur grurin ukrainas në tregjet globale përpara......

India ndalon eksportet e grurit - Pasi vala e të nxehtit po dëmton prodhimin. Rriten çmimet në vend
India ndaloi eksportet e grurit, vetëm disa ditë pasi tha se po synonte dërgesat rekord të këtij viti, për shkak se një valë e të nxehtit uli prodhimin, ndërsa......

Nga prodhuesi më i madh i naftës në Europë në një superfuqi e burimeve të rinovueshme!
Norvegjia ka zbuluar planet për një zgjerim të madh të prodhimit të saj të energjisë së erës në det të hapur deri në vitin 2040, duke synuar të kthejë një vend......

Rusia ndërpret furnizimet me energji në Finlandë!
Dëshira e shprehur e Finlandës për antarësim në NATO po shoqërohet me pasoja. Koncerni energjetik rus Inter RAO nuk do të furnizojë më me energji në vendin......

Gjermania nis të hënën regjistrimin e popullsisë!
Regjistrimi i popullsisë shërben si bazë vendimesh dhe planifikimi për autoritetet. Ai duhej të zhvillohej vitin e kaluar, por u shty për shkak të......

FED premton rregullimin e inflacionit - Pika e fortë e ekonomisë amerikane, qëndrueshmëria e çmimeve!
Duke i cilësuar cmimet e qëndrueshme si pika më e fortë e ekonomisë, kreu i Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zherom Pauell, u shpreh se......

BE, plan prej 195 miliardë euro - Përpjekje për alternativa ndaj gazit rus!
Komisioni Europian planifikon të zbulojë një plan prej 195 miliard eurosh për të ndaluar totalisht importin e lëndëve djegëse ruse deri në vitin 2027, duke......