Rritja e “yield”-eve në SHBA mbështet Dollarin - Euro bie poshtë 1.07 USD, jeni në nivelin më të ulët në 2 dekada
Dollari amerikan është forcuar ndjeshëm gjatë sesionit të sotëm, sidomos gjatë tregtisë aziatike, duke prekur sërish nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit përballë jenit japonez. Shqetësimet për inflacionin e lartë në SHBA kanë rritur yieldet e obligacioneve amerikane dhe për rrjedhojë edhe dollarin. Gjithashtu, monedha e gjelbër është rritur edhe në raport me euron dhe frangën zvicerane.
Në këtë mënyrë, euro ka rënë sërish poshtë nivelit të 1.07 dollarëve. Yieldi i obligacioneve 10-vjeçare amerikane u rrit në 3.05% dhe për këtë arsye dollari u rrit deri në 132.3 jen, niveli më i lartë që nga prilli i vitit 2002. Në anën tjetër, obligacionet ekuivalente japoneze janë fiksuar pranë zeros nga Banka e Japonisë. Të dhënat pozitive mbi punësimin në SHBA gjatë javës së kaluar rritën bastet se çmimet do të kenë vijuar rritjen edhe gjatë muajit të kaluar, që mund të detyrojnë Rezervën Federale të rrisë sërish normën bazë të interesit.
Të dhënat mbi inflacionin që do të publikohen të premten pritet të japin një panoramë më të qartë mbi vendimet që do të marrë banka qëndrore më e madhe në botë, në takimin e javës së ardhshme. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare është rritur në rreth 102.5.
Gjithashtu, investitorët po presin edhe takimin e Bankës Qendrore Europiane të enjten. Në tregun e kriptovalutave, vihet re një rënie e ndjeshme, me bitcoin që po tregtohet poshtë 30 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1750 dollarë.
SCAN
Sondazh

Musk kërcënon të tërhiqet nga marrëveshja me Twitter – Shkak, llogaritë e rreme!
Elon Musk po kërcënon të largohet nga oferta e tij prej 44 miliardë dollarësh (41 miliardë euro) për të blerë Twitter, duke akuzuar kompaninë se refuzon t'i......

Tatim mbi fitimin e tepërt - Europa i rikthehet ‘idesë së vjetër’ si pasojë e rritje së çmimeve!
Për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të energjisë dhe të benzinës në Europë po rikthehet ideja e vjetër e tatimit mbi fitimin e tepërt. Tatimi mbi fitimin......

Boris Johnson i ‘mbijeton’ mocionit të mosbesimit!
Kryeministri britanik, Boris Johnson, arriti t’i mbijetojë mocionit të mosbesimit, por dhe numri i atyre që votuan për ta rrëzuar ishte i......

Forcohet Dollari amerikan ndërsa Paundi dhe Franga vijojnë të humbasin pikë!
Paundi britanik ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot me 139 lekë dhe është shitur me 140.5 lekë krahasuar me ditën e......

Mbi 18 mijë fermerë marrin naftën brenda dy muajve - Ministrja Krifca: Premtim i mbajtur për ta realizuar brenda datës 2 qershor
Për vetëm dy muaj nga mbyllja e aplikimeve mbi 18 mijë fermerë në gjithë vendin kanë marrë naftën falas nga Skema Kombëtare e Mbështetjes. Në një takim me......

Zjarret, sa e përgatitur është Shqipëria? - Konkluzionet e raportit diagnostikues të emergjencave
https://www.youtube.com/watch?v=wXr6G0vWcls Shqipëria po bëhet gati të çelë një sezon tjetër të ri; jo turistik, por atë të zjarreve. Vitet e fundit, vendi po......

Kredia, 25 milionë euro për sistemin spitalor - Manastirliu: Mbi 50% do të shkojë për rehabilitim godinash. Spitalet ku do ndërhyhet
Mbi 50% e kredisë së re për sistemin shëndetësor në vend do të shkojë për rehabilitim godinash, ndërkohë që 35.6% për blerjen e pajisjeve mjekësore dhe për......

ERE “rrëzon” OSSH-në për lidhjet e reja elektrike - ISHTI e akuzonte për monopol, ERE: Të zbatohen detyrimet që kërkon qeveria
https://www.youtube.com/watch?v=JZiwMPzbe_s Përpara vënies në shfrytëzim të lidhjes së re elektrike, çdokush duhet të pajiset me “deklaratën e konformitetit”......