Shqipëria Postuar më 6 Qershor 2022, 15:23

Mbi 18 mijë fermerë marrin naftën brenda dy muajve - Ministrja Krifca: Premtim i mbajtur për ta realizuar brenda datës 2 qershor

Nga SCAN TV

Për vetëm dy muaj nga mbyllja e aplikimeve mbi 18 mijë fermerë në gjithë vendin kanë marrë naftën falas nga Skema Kombëtare e Mbështetjes. Në një takim me fermerë në Armen të Vlorës, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se angazhimi i marrë për disbursimin sa më të shpejtë të fondit te fermerët, është një nevojë e plotësuar tashmë për këtë hallkë të bujqësisë shqiptare. Ministrja bëri me dije se po punohet ende në këtë drejtim, pasi është shtuar edhe fondi tjetër për naftën me paketën e rezistencës sociale prej 500 milionë lekë për punimet e mekanizuara të fermës.

Kjo mbështetje ka qenë edhe një shtysë më shumë për fermerët e Armenit, të cilët janë një shembull i qartë i punës në kooperim. Rreth 17 prej tyre, kryesisht fermerë të rinj në moshë janë bërë bashkë për të prodhuar në një sipërfaqe toke gati 100 hektarë. Kulvitojnë foragjere, që i shërbejnë blegtorisë. Duke vlerësuar këtë iniciativë, ministrja tha se këto janë elementët kryesorë që i duhen bujqësisë, e cila gjithmonë e më shumë  duhet të përqafohet nga rinia.

Ministrja Krifca bëri me dije hyrjen në fuqi të ligjit për grupet vendore të veprimit, i cili është një mekanizëm tepër benefit për fermerët në gjithë vendin, duke iu dhënë mundësinë e financimit edhe për të realizuar ndërhyrje të nevojshme në komunitetet rurale ku do të veprojnë.

SCAN

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 27 Qershor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në vlera të paqëndrueshme duke pësuar luhatje negative përgjatë tërë kësaj periudhe duke u blerë mëngjesin e sotëm me......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 27 Qershor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në vlera të paqëndrueshme duke pësuar luhatje negative përgjatë tërë kësaj periudhe duke u blerë mëngjesin e sotëm me......