Shqipëria Postuar më 6 Qershor 2022, 15:13

ERE “rrëzon” OSSH-në për lidhjet e reja elektrike - ISHTI e akuzonte për monopol, ERE: Të zbatohen detyrimet që kërkon qeveria

Nga SCAN TV

https://www.youtube.com/watch?v=JZiwMPzbe_s

Përpara vënies në shfrytëzim të lidhjes së re elektrike, çdokush duhet të pajiset me  “deklaratën e konformitetit” që lëshohet në përfundim të instalimit nga instaluesit e certifikuar”.

Ky detyrim ka qenë gjithmonë i përcaktuar me vendim qeverie, por ai nuk zbatohej nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, duke sjellë përplasje me Inspektoratin Shtetëror dhe Industrial, që është institucioni përgjegjës për monitorimin e instalimeve elektrike.

Nisur nga kjo situatë, ISHTI kërkoi ndërhyrjen e Entit Rregullator të Energjisë, që miratoi disa dispozita ligjore shtesë, në mënyrë që vendimi i qeverisë të zbatohet.

Më herët, përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror dhe Industrial, teksa komentuan kërkesën e bërë ndaj ERE-s, kanë deklaruar për TV SCAN se me procedurat aktuale, lidhjet e reja të energjisë në rrjet janë monopolizuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke mos zbatuar legjislacionin në fuqi.

Po ashtu, sipas tyre kjo sjell një sërë problemesh në drejtim të mirëmbajtjes, rrjetit, por edhe të sigurisë të njerëzve.

Ola Mitre / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 27 Qershor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në vlera të paqëndrueshme duke pësuar luhatje negative përgjatë tërë kësaj periudhe duke u blerë mëngjesin e sotëm me......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 27 Qershor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në vlera të paqëndrueshme duke pësuar luhatje negative përgjatë tërë kësaj periudhe duke u blerë mëngjesin e sotëm me......