Si i shpenzuan bashkitë paratë e qytetarëve? - Raporti/ “Mbushën xhepat”, por investimet shënuan nivelin më të ulët historik
https://www.youtube.com/watch?v=uZH85ItzGo4
61 bashkitë në vend mblodhën rreth 29 miliardë lekë apo 240 milionë euro në vitin 2021, në rritje me rreth 22% krahasuar me nivelin e mbledhur në vitin 2020. Përjashtuar Bashkinë Tiranë e cila mbledh rreth 57% të të ardhurave nga burimet e veta vendore 2021, kjo kategori të ardhurash shënoi rritje me rreth 24% në terma vjetorë.
Referuar raportit të të publikuar nga CoPlan, pushteti vendor mesa duket ka lënë pas tërmetin dhe pandeminë covid19, duke zgjeruar ndjeshëm të ardhurat e tyre, ku në këtë pjesë ka ndikuar dhe mbledhja e detyrimeve të cilat ishin shtyrë për shkak të pandemisë. Raporti citon se zgjerimi i të ardhurave nga burimet e veta vendore rezulton të ketë ndodhur në rreth 82% të bashkive (apo 50/61 bashki) dhe të luhatet në një interval nga rreth +1% deri në +91%. Ndër to, në rreth 86% të bashkive rritja e të ardhurave rezulton të jetë mbi 10% në terma vjetorë.
Kontributin kryesor në zgjerimin e të ardhurave nga burimet e veta vendore e dhanë të ardhurat nga taksat vendore. Konkretisht të ardhurat nga taksat vendore përfaqësuan rreth 62% të të ardhurave nga burimet vendore dhe shënuan rritje vjetore me 20%. Kontribut pozitiv dhanë dhe të ardhurat nga tarifat vendore të cilat përfaqësojnë rreth 37% të totalit të të ardhurave nga burimet vendore dhe shënuan rritje me rreth 24%.
Për ndërsa të afrdhurat nga taksat dhe tarifat vendore janë rritur ndjeshëm, në të kundërt, investimet e kryera me fonde të veta të bashkive duket të kenë hyrë në një spirale rënëse në dy vitet e fundit me -14 për qind, duke regjistruar nivelet më të ulëta historike që nga ndarja e re administrative-territoriale (RAT). Kështu, bashkitë kanë shpenzuar vetëm 21 për qind të totalit të fondeve të tyre të mbledhura nga taksat dhe tarifat, për shpenzime kapitale.
E përkthyer në vlerë monetare janë investruar vetëm 11 miliardë lekë. Ndërkohë që shpenzimet për personelin dhe ato operative rënduan buxhetet e njëisve vendore, të cilat përfaqësuan mesatarisht rreth 79% të shpenzimeve totale me fonde të veta.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

BQE: Rimëkëmbja do më shumë kohë! Ekonomia europiane po përballet me pasojat e krizës së energjisë
Aktualisht çmimet e konsumit në Europë po rriten me një normë vjetore që tejkalon 8%, shumë më shumë se objektivi i Bankës Qendrore Europiane prej......

Turqia krijon korridor për grurin ukrainas - SHBA: Rusia shet në Afrikë grurin e vjedhur në Ukrainë
Moska ka rënë dakord me Kievin dhe Ankaranë për një skemë paraprake që do të mundësonte daljen nga Odesa të anijeve ukrainase të ngarkuara me grurë. Sipas......

Brent rritet mbi 120 dollarë/fuçi - Pasi Arabia Saudite shtrenjtoi çmimet e naftës së papërpunuar
Kontratat e së ardhmes së naftës u rritën të hënën, me Brent të Londrës që u zgjerua mbi 120 dollarë për fuçi pasi Arabia Saudite rriti çmimet për shitjet e......

Rrezikohen fluturimet e mijëra europianëve - Mungesë stafi dhe pilotë super të ngarkuar, shkak për anulimet
Prej javësh disa prej aeroporteve më të organizuar në botë – që nga Holanda deri në Mbretërinë e Bashkuar – po përballen me zemërimin dhe lodhjen e......

Apple fiton më shumë se Microsoft nga lojërat - Sektori pritet të mbledhë një fitim prej 200 miliardë dollarë në 2022
Apple, është klasifikuar e treta në listën e shoqërive të kuotuara në bursë me më shumë fitime nga lojërat. Në vitin 2021 fitimet e Apple shënonin shifrën......

Jugu i Italisë, rekord në pritje të punësimit - Numri i personave, më i madh se në të gjithë Gjermaninë
Në jug të Italisë, duke lënë jashtë ishujt, në vitin 2021 më shumë se 501 mijë persona të moshës nga 15 – 74 vjeç ishin në kërkim të një pune prej më shumë se......

BE vendos për pagën minimale - Në Europë varion nga 332 euro në Bullgari, deri në 2257 euro në Luksemburg
Të martën Bashkimi Europian pritet të arrijë një marrëveshje politike për sa i përket pagës minimale në Europë. Një marrëveshje që në fakt do të shënonte një......

Kush i financon pagat e shqiptarëve? Biznesi paguan 46.4%, vetë familjet 41.7%, ndërsa administrata 11.2%
https://www.youtube.com/watch?v=7Dg4N9Ybu4M Produkti i brendshëm Bruto (PBB) është një ndër indikatorët kryesorë për matjen e situatës së përgjithshme......