Europa Postuar më 6 Qershor 2022, 13:37

Jugu i Italisë, rekord në pritje të punësimit - Numri i personave, më i madh se në të gjithë Gjermaninë

Nga SCAN TV

Në jug të Italisë, duke lënë jashtë ishujt, në vitin 2021 më shumë se 501 mijë persona të moshës nga 15 – 74 vjeç ishin në kërkim të një pune prej më shumë se një viti. Kjo shifër është më e lartë në krahasim me të gjithë territorin e Gjermanisë që ka trefishin e popullsisë në krahasim me këto rajone të Italisë. Të dhënat janë publikuar nga Eurostat.

Nëse këtij bilanci i shtohen dhe ishujt, shifra është më e lartë se 758 mijë. Sipas të dhënave të papunët prej një kohe të gjatë në Gjermani përbëjnë 1.2 % të forcës së punës përballë 10.3% të regjistruar në jug të Italisë. Ndërkohë nëse analizohet përqindja e të papunëve që e kanë më të vështirë të bëhen sërish pjesë e tregut të punës në Gjermani është 32.4%, ndërsa në jug të Italisë është 64.4%.

Në të gjithë Italinë të papunët prej një kohe të gjatë, në vitin 2021 ishin 1 milion e 364 mijë.

Pjesa më e madhe e këtyre të papunëve në Itali janë persona me nivel të ulët arsimor: 639 mijë kanë kryer vetëm shkollën e mesme, ndërsa në të gjithë Gjermanë janë 83 mijë persona që hyjnë në këtë kategori.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...