Shqipëria Postuar më 6 Qershor 2022, 15:15

Kredia, 25 milionë euro për sistemin spitalor - Manastirliu: Mbi 50% do të shkojë për rehabilitim godinash. Spitalet ku do ndërhyhet

Nga SCAN TV

Mbi 50% e kredisë së re për sistemin shëndetësor në vend do të shkojë për rehabilitim godinash, ndërkohë që 35.6% për blerjen e pajisjeve mjekësore dhe për sistemin e informacionit spitalor”.

Komisioni parlamentar i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka miratuar marrëveshjen e huasë prej 25 mln euro me Bankën Botërore, ndërkohë që detajet për ndarjen e shumës u dhanë nga ministrja, Ogerta Manastirliu.

Po ashtu, Manastirliu bëri me dije dhe spitalet ku do të ndërhyrjet me fondet e kësaj kredie.

Kjo kredi vjen pas mbështetjes në po të njëjtën vlerë të dhënë nga Banka Botërore , pas tërmetit të 29 nëntorit.

Në atë kohë BB u angazhua për mbështetje në vlerën e 25 milionë eurove për rindërtimin e objekteve shëndetësore, në kuadër të programit qeverisës 2021-2025, ku rindërtimi është një nga shtyllat kryesore të financimit.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video