Zjarret, sa e përgatitur është Shqipëria? - Konkluzionet e raportit diagnostikues të emergjencave
https://www.youtube.com/watch?v=wXr6G0vWcls
Shqipëria po bëhet gati të çelë një sezon tjetër të ri; jo turistik, por atë të zjarreve. Vitet e fundit, vendi po përballet gjithnjë e më shumë më sfidën e shuarjes së tyre, çka ngre vazhdimisht pikëpyetjen se sa i përgatitur eshtë vendi për t’i përgjigjur kësaj natyre emergjence të përvitshme.
Sezoni i ri i zjarreve ka nisur me ishullin e Sazanit ku zjarri ka përfshirë bimësinë, me një rrezik të shtuar për të prekur dhe depot ushtarake. Parashikimet klimatike tregojnë se problematika e zjarreve do të jetë një problematikë serioze edhe këtë vit, sikurse ka ndodhur në vitet e fundit.
Banka Botërore ka paralajmëruar se Ballkani dhe Shqipëria do të duhet të përballen gjithnjë e me shumë me raste emergjencash civile, ku kryesojnë përmbytjet dhe zjarret. E në këtë kontekst, është kërkuar vazhdimisht marrja e masave parandaluese dhe reaguese.
Një raport diagnostikues i Bankës Botërore për përgatitjen që Shqipëria ka për emergjenvat dhe për përgjigjen ndaj tyre, evidenton se vitet e fundit Shqipëria ka forcuar sistemin e mbrojtjes civile, por sërish përballet me mangësi serioze në këtë drejtim.
“Të gjithë sektorët kryesorë të emergjencave civile në Shqipëri vuajnë nga mungesa e pajisjeve. Ambulanca për shërbime emergjente, zjarrfikëse me pajisje për të gjitha llojet e shpëtimit nga zjarri, pajisje trajnimi, dhe pajisje shpëtimi për ekipe të ndryshme specifike janë jashtëzakonisht të kufizuara ose kanë nevojë për zëvendësim.
Investimi në pajisje duhet të bazohet në ndërveprueshmërinë dhe standardet evropiane. Pajisjet ekzistuese janë marrë si donacione nga burime të ndryshme dhe si rezultat, mes tyre nuk ka ndërveprim për mospërputhje sistemesh” shkruhet në raport. Sa i përket zjarreve, në këtë raport rezulton se në Shqipëri ekzistojnë aftësi të kufizuara për shuarjen e tyre në terrenet e vështira malore.
“Diagnostifikimi konfirmoi se Shqipëria ka vetëm bazën e aftësive, pajisjeve dhe personelit për të frenuar zjarret e lokalizuara në zonat e egra. Është shumë e nevojshme që për shuarjen e zjarreve në tokat e egra të përfshihen automjete 4x4 dhe pajisje si kamera termike për të identifikuar dhe vlerësuar zjarret” rekomandohet në raport.
Më tej, raporti evidenton se një nga mangësitë kryesore të sistemit të emergjencave civile është mungesa e pajisjeve për shuarjen e zjarreve, pasi një pjesë e tyre është e vjetëruar ose mungon fare.
Shumica e zjarrfikëseve të Shqipërisë, evidentohet në raport, janë donacione dhe kanë më shumë se 60 vite që janë prodhuar e që kanë probleme me mirëmbajtjen. “Për të ngritur një sistem të fortë zjarrfikës dhe shpëtues që mund të mbulojë të gjithë skenarët realist të katastrofave në vend, nevojitet një investim domethënës” shkruhet më tej në raport.
Në këtë kontekst, sugjerohet që të hartohet një plan konkret për të blerë zjarrfikëse dhe pajisje të përshtatshme për t’iu përgjigjur emergjencave. Në bazë të ligjit për emergjencat civile, njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë marrë më shumë kompetenca e fonde për të përballur emergjencat civile në territorin e tyre.
Gjatë këtij viti, Ministria e Mbrojtjes u ka akorduar bashkive një fond total prej 10 milion dollarë. Ky fond u është shpërndarë të 61 bashkive të Republikës së Shqipërisë, bazuar në peshën specifike që zë buxheti i çdo bashkie ndaj totalit të buxhetit të të gjitha bashkive. Fondi ndihmon bashkitë në përmbushjen e detyrimeve të tyre në kuadër të reduktimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.
Megjithatë, ky është vetëm fondi që u akordohet bashkive nga Buxheti i Shtetit, pasi sipas ligjit njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të planifikojnë fonde të tjera shtesë nga nga të ardhurat e veta vendore, nga fondet që u vijnë drejtpërdrejt nga ndarja e taksave dhe tatimeve kombëtare, huamarrja vendore, donacionet etj.
Për t’u përballur me emergjencat civile, ka një bahskëpunim mes qeverisë vendore dhe asaj qendrore, ku shpesh ëhstë ushtria ajo që merr rolin kryesor. Po ashtu, Shqipëria bashkëpunon edhe me Mekanizmin e BE për Mbrojtjen Civile, që mbështet vendin me avionë zjarrfikës, ashtu sikurse ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi reciprok në raste zjarresh me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Ndërsa në Shqipëri ka nisur sezoni i zjarreve, presidenti Ilir Meta ka resaguar duke kërkuar që të mos përsëritet situata si në verën e kaluar. Ai ka bërë thirrje që të angazhohen plotësisht të gjitha strukturave vendore dhe qendrore për lokalizimin dhe fikjen e tyre në kohë sa më të shkurtër.
“Duke vlerësuar parashikimet e Institutit të Gjeoshkencës për një verë të nxehtë, me temperatura shumë të larta, bëj thirrje për vënien në gadishmëri të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme dhe Bashkive në të gjithë Shqipërinë, për mbrojten civile, sidomos për angazhimin e flotës ajrore, për ndërhyrjen nga ajri për fikjen e vatrave të zjarrit në zona ku është e pamundur ndërhyrja në rrugë tokësore, siç është rasti i Ishullit të Sazanit.
Njëherazi i nxis strukturat e pushtetit vendor për shtimin e vrojtuesve për të informuar në kohë dhe mbajtjen në gadishmëri të strukturave operacionale, për ndërhyrje të menjëhershme në përballimin e situatave të zjarrit gjatë muajve të verës” shkruhet në reagimin e Presidentit.
Ndërkohë, edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka paralajmëruar se edhe këtë verë Shqipëria do të përballet me problematikën e zjarreve megjithatë, ka kërkuar që të ketë më pak kritika për mënyrën e reagimin apo për mungesën e mjeteve, e më shumë bashkëpunim për përballimin e situatës.
“Fatkeqësisht edhe kjo verë do të jetë shumë e nxehtë. Ne do të jemi përkrah bashkive për të mbështetur përballimin e emergjencave të mundshme. Por kemi nevojë edhe për vullnetarizëm dhe angazhim nga të gjithë për të përballuar së bashku situatat e emergjencave, në vend që t’i ndezim akoma më shumë nga tastiera" shkruan ministri Peleshi në reagimin e tij.
Edhe pse institucionet shqiptare nuk i kanë bërë ende publike të dhënat për vitin 2021, Sistemi Europian për Informacionin e Zjarreve, i Komisionit Europian, të mundëson të krijosh një ide për dëmin që kanë shkaktuar zjarret në vitin 2021. Referuar këtij instituti, gjatë vitit të kaluar, harta e zjarreve në Shqipërisë ishte ndjeshëm më e madhe sesa e viteve të mëparshme, përjashtuar vitin 2017 kur ishte një rekord historik.
Në vitin 2021, sipas Sistemit, nga shkurti i vitit 2021 deri në nëntorin e këtij viti, në total në Shqipëri u shënuan 329 zjarre me një sipërfaqe të djegur prej 31 mijë e 275 hektarësh. Kulmi i zjarreve ishte në Korrik dhe Gusht kur ndodhi edhe 90 % e dëmit. Gjithsesi, nëse krahasojmë shifrat që japin institucionet në Shqipëri, janë shumë herë më të ulëta sesa ato që ka regjistruar instituti monitorues i Komisionit Europian.
SCAN
Sondazh

Kredia, 25 milionë euro për sistemin spitalor - Manastirliu: Mbi 50% do të shkojë për rehabilitim godinash. Spitalet ku do ndërhyhet
Mbi 50% e kredisë së re për sistemin shëndetësor në vend do të shkojë për rehabilitim godinash, ndërkohë që 35.6% për blerjen e pajisjeve mjekësore dhe për......

ERE “rrëzon” OSSH-në për lidhjet e reja elektrike - ISHTI e akuzonte për monopol, ERE: Të zbatohen detyrimet që kërkon qeveria
https://www.youtube.com/watch?v=JZiwMPzbe_s Përpara vënies në shfrytëzim të lidhjes së re elektrike, çdokush duhet të pajiset me “deklaratën e konformitetit”......

Zhvillimi i qëndrueshëm, ku renditet Shqipëria? Pozicionohet në vend të 61-të në botë, regjistron progres modest në arritjen e objektivave
https://www.youtube.com/watch?v=H8OtCWSJ_VM Indeksi i Zhvillimit të Qëndrueshëm për vitin 2022, i publikuar nga “Cambridge University” dhe me mbështetjen e......

"4 ditë punë në javë" - Mijëra punëtorë në Mbretërinë e Bashkuar fillojnë provën më të madhe në botë për modelin e ri
Më shumë se 3,300 punëtorë në 70 kompani në Mbretërinë e Bashkuar, duke filluar nga një biznes lokal deri tek firmat e mëdha financiare, kanë nisur të punojnë......

Kompensimi i materialeve të ndërtimit, zbardhet Akti - Qeveria: Kompanitë do përfitojnë deri 30% të vlerës. Do verifikohet në terren për abuzime
Qeveria ka dërguar në Kuvend Aktin Normativ ku ka vendosur të kompensojë kompanitë të angazhuara në punë publike pas rritjes çmimeve të materialeve të......

Pas një dekade, Ekonomiku rikthen doktoraturat - Kule: Do bëhen për nevoja konkrete të institucioneve e bizneseve. Nuk do flenë në arkiva
Pas një dekade të tërë, Fakulteti i Ekonomisë ka nisur procesin e dhënies së doktoraturave. Por, sipas Dekanit të këtij Fakulteti Dhori Kule, kësaj here nuk do......

Cilat startup-e përfitojnë para’ nga qeveria? - Bilali: Financohen 3 kategori, kontratat lidhen në Korrik
Aplikimi i individëve me ide inovative apo startup-eve të interesuara për të marrë financim nga qeveria është shtyrë deri më datën 10 Qershor dhe interesi për......

Si i shpenzuan bashkitë paratë e qytetarëve? - Raporti/ “Mbushën xhepat”, por investimet shënuan nivelin më të ulët historik
https://www.youtube.com/watch?v=uZH85ItzGo4 61 bashkitë në vend mblodhën rreth 29 miliardë lekë apo 240 milionë euro në vitin 2021, në rritje me rreth 22%......