Rritja e çmimeve dhe inflacioni në Europë - Çfarë i pret konsumatorët?!

Çmimet në eurozonë janë rritur si asnjëherë më parë – në korrik rritja ishte 8,9 % krahasuar me verën e vitit 2021. Në Gjermani dinamika e rritjes është paksa më e zbutur nga ndërhyrja e shtetit duke shënuar kuotën e 7,5 %. Por pavarësisht skontos për çmimin e karburantit dhe aplikimit të abonesë mujore prej 9 eurosh për shërbimin e qarkullimit urban, në shtator duhet të rriten edhe pagat. Shumë sektorë të shërbimeve – si p.sh. floktoret do të detyrohen që koston e energjisë ta reflektojnë me rritjen e çmimit për shërbimet. Këtyre u shtohen edhe shlyerjet e detyrimeve të kostove të objekteve për vitin në vazhdim gjatë vitit të ardhshëm, kur qiramarrësit të dërgojnë faturat për vitin 2022. Pra definitivisht nuk ka shenja për përmirësim.
Edhe çmimet e prodhimit (çmimi që një prodhues kërkon për produktin e tij, si p.sh. fermeri nga tregtari) do të rriten ndjeshëm. Ekspertët që kishin parashikuar, se shtrenjtimi i kostove në planin vjetor do të ngadalësohej, tani e kanë kuptuar që janë gabuar. Shtrenjtimi është me rreth 37,2 % pas një rritjeje rreth 32,7 % në qershor, pra kemi një diferencë prej 5,3 përiqnd rritjeje në harkun kohor të një muaji. Arsyeja kryesore ka të bëjë me rritjen fuqishëm të kostos së energjisë, që krahasuar me një vit më parë është rritur 105 %. Gazi natyror është 164 % më i shtrenjtë se një vit më parë, energjia elektrike 125 % më e shtrenjtë dhe çmimi për produktet minerare është rritur gati 42 %. Këto janë faktorët kryesorë.
Nëse i kalkulon të gjitha këto së bashku, rezulton që rritja e çmimit të produkteve është plot 14 %. Kjo është një kuotë e lartë e rritjes, por tendenca megjithatë është konstante. Kjo për faktin se lëndë të para të caktuara si p.sh. çeliku kanë shënuar rënie të çmimit. Kjo le të kuptohet se me gjasë në muajt e ardhshëm është arritur piku. Ekonomistët gjithësesi llogarisin me një rritje të mëtejshme të çmimeve, me nëntë % ose edhe më shumë. Një inflacion që do të vazhdojë ta tejkalojë stabilitetin e çmimeve që po ndjek Banka Qendrore Europiane (EQB). Ky objektiv ka prioritet të lartë, thuhet vazhdimisht nga përfaqësuesit e bankës së rezervave.
BQE në korrik për herë të parë që prej njëmbëdhjetë vjetësh e rriti sërish normën orientuese të interesit. Për seancën tjetër vëzhguesit llogarisin me hapin pasues, me gjasë rritjen sërish me rreth 50 pikë bazë. Megjithatë me gjasë në dimër ekonomia do të bjerë në një recesion.
Edhe qytetarët duhet të përgatiten për rritjen aktuale të çmimeve të produkteve për konsumatorin. Në korrik rritja e çmimeve për ushqimet ishte me 21 % krahasuar me një vit më parë. Këtë rritje prodhuesit do t'ua pasojnë konsumatorëve me rritjen e çmimit të shitjes. Një gjë e tillë jo gjithmonë bëhet me transparencë, vëren Qendra e Mbrojtjes së Konsumatorëve në Hamburg. Sepse gjithnjë e më shumë prodhues përdorin truke: Ata zvogëlojnë përmbajtjen brenda ambalazhimit, pra shesin më pak sasi me të njëjtin çmim. Kjo dukuri quhet shrinkflacion në anglisht. Këtë dukuri e hulumton prej vitesh Armin Valet nga Qendra e Mbrojtjes së Konsumatorëve në Hamburg. E pikërisht tani janë shtuar ankesat e konsumatorëve. Sepse rritja e çmimeve kamuflohet dhe rritja faktike është rreth njëmbëdhjetë deri në 33 %.
Këto kamuflime përmes ambalazhit dhe pakësimit të sasisë deri më sot kanë ndodhur kryesisht në produktet e firmave, por gjithnjë e më shumë tregtarët po rrisin çmimin e po pakësojnë sasinë edhe për produktet e serive të tyre, që normalisht janë me çmim të moderuar. Kryesisht dukuria e shrinkflacionit haset në produktet e konsumit si ëmbëlsira apo snacks, por jo në produktet bazë.
E . S / SCAN
Sondazh

Shfrytëzimi i energjisë diellore në Maqedoninë e Veriut!
Hoteli "Drim” mbi liqenin piktoresk të Ohrit rikonstruktoi së fundi sistemin e ngrohjes dhe të ftohjes. Edhe pse për një dekadë, ky hotel përdorte kaldajat –......

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për dokumentet dhe reciprocitetin!
Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrel, e cilëson marrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumentet e udhëtimit si një zgjidhje evropiane. Vuҫiq tha se me njohjen......

Gjermania ‘parajsë’ për pastrimin e parave – Cili është organi i ri që synon ta luftojë këtë?!
Gjermania nuk ka një reputacion të mirë ndërkombëtar kur bëhet fjalë për luftën kundër pastrimit të parave. Në vitin 2014, Task Forca për Veprime Financiare......

Java nis ‘lart’ për Dollarin dhe Frangën – Vijon rritja e valutave kryesore
Java nis ‘lart’ për Dollarin dhe Frangën – Vijon rritja e valutave kryesore Dollari amerikan e ka nisur javën në vlera pozitive pasi ka fituar sërish pikë......

Rivlerësimi i pronave, përfituan 113 mijë familje - Lame: U përfshinë 168 200 pasuri, rekordin e mban Tirana!
Ka përfunduar procesi i rivlerësimit të pronave në vendin tonë. Kreu i Kadatrës Artan Lame në një konferencë për mediat bëri të ditur se 113 mijë familje kanë......

686 milionë tonë në vit me pak emetime CO2 nëse popullsia e botës do të udhëtonte me biçikleta!
Emetimet globale të dioksidit të karbonit mund të reduktohen me 686 milionë ton në vit nëse çdo banor i Tokës udhëton të paktën tre kilometra në ditë me......

Japonia krijon qeset plastike për larjen e rrobave si në lavatriçe!
Nëse po kërkoni mënyrën më të lehtë për të larë rrobat në lëvizje, kjo qese plastike me zinxhir mund të jetë përgjigjja për nevojat tuaja. E krijuar nga......

Si vala më e keqe e të nxehtit në Kinë do të na ndikojë të gjithëve?!
Për javë të tëra, një krizë energjie nga një valë rekord të nxehtit dhe thatësira shoqëruese ka shkaktuar kërdi në të gjithë Sichuan, një provincë ku jetojnë......