Shqipëria Postuar më 29 Gusht 2022, 09:29

Java nis ‘lart’ për Dollarin dhe Frangën – Vijon rritja e valutave kryesore

Nga SCAN TV
Java nis ‘lart’ për Dollarin dhe Frangën – Vijon

Java nis ‘lart’ për Dollarin dhe Frangën – Vijon rritja e valutave kryesore

Dollari amerikan e ka nisur javën në vlera pozitive pasi ka fituar sërish pikë në raport me javën e  kaluar teksa blihet sot me 117.2 lekë dhe shitet me 118.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane gjithashtu ka regjistruar rritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e sotëm teksa është blerë me 120.6 lekë dhe është shitur me 121.7 lekë në raport me javën që lamë pas.

Monedha europiane vijon të ruaj relativisht të njëjtat vlera sikurse javën e shkuar pasi vijon të blihet edhe këtë të hënë me 116.8 lekë dhe të shitet me 117.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik edhe ai nuk ka shënuar luhatje të konsiderueshme të vlerës në raport me monedhën vendase pasi blihet sot me 136.5 lekë dhe shitet me 138 lekë krahasuar me javën e kaluar.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat