Gjermania ‘parajsë’ për pastrimin e parave – Cili është organi i ri që synon ta luftojë këtë?!

Gjermania nuk ka një reputacion të mirë ndërkombëtar kur bëhet fjalë për luftën kundër pastrimit të parave. Në vitin 2014, Task Forca për Veprime Financiare (FATF) zbuloi shumë mangësi në sistemin e qarkullimit të parave, të cilat ua bënin shumë të lehtë kriminelëve të pastronin paratë në vendin më të fuqishëm ekonomikisht të Evropës. Në evaluimin e publikuar nga FATF-i të enjten, 25.08.22 del në pah se Gjermania mbetet ende destinacion tërheqës për pastrimin e parave.
Një nga arsyet kryesore është se organet hetimore e zbulojnë pastrimin e parave vetëm në kuadër të luftimit të krimit të organizuar, trafikut të drogës, trafikut të armëve, ose kontrolleve doganore. Kjo bën që shumë informacione që kanë të bëjnë vetëm me pastrimin e parave të mos përpunohen penalisht. Megjithëse Gjermania vitet e fundit ka marrë një sërë masash për ta luftuar fenomenin, ato ende nuk japin rezultat. “Në nivel politik Gjermania është angazhuar për hetimin dhe gjurmimin e pastrimit të parave, por nuk dihet se çfarë efekti kanë pasur këto masa", thuhet në raportin e FATF-it. Në total, numri i rasteve që ndiqen penalisht me akuzën e pastrimit të parave është më i ulët se çfarë pritet dhe nuk përkon me profilin e riskut të Gjermanisë", thonë ekspertët.
Ministri gjerman i financave Christian Lindner e kishte paralajmëruar që më parë që raporti i FATF-it nuk do të ishte i kënaqshëm. Prandaj edhe ai i parapriu lajmit duke paralajmëruar ngritjen e një autoriteti të ri për luftimin e pastrimin e parave. Zyra e re Policisë për Krimin Financiar, pritet të përfundohet brenda kësaj legjislature dhe do të veprojë si një polici duke hetuar rastet komplekse të flukseve të paligjshme financiare. Ajo do të ketë kompetencat e veta hetimore.
Veç kësaj një qendër e re koordinimi do të kujdeset për të ashtuquajturin sektor jofinanciar, siç janë pasuritë e paluajtshme, ndërtimtaria, lojërat e fatit, pra, ata sektorë të ekonomisë që kanë në qarkullim një sasi veçanërisht të madhe parash. Deri tani ka mbi 300 autoritete mbikëqyrëse të shpërndara nëpër lande, që ndjekin njoftime të tilla dhe kanë nevojë për koordinim.
Lajmi për ngritje e entit të ri është mirëpritur si nga pozita ashtu edhe nga opozita dhe organizatat joqeveritare. Në Gjermani ekziston Njësia e Inteligjencës Financiare (FIU), por ajo merret vetëm me përpunimin e të dhënave. Ajo gjurmon transaksione financiare ose të dhëna që mund të kenë lidhje me pastrime parash, financimin e terrorizmit dhe vepra të tjera penale. Të dhënat vijnë nga institucionet e ndryshme, si bankat, kompanitë e sigurimeve dhe agjentët e pasurive të paluajtshme. Informacionet analizohen, dhe nëse janë relevante kalojnë te autoritetet përkatëse të zbatimit të ligjit ose te shërbimet sekrete.
Detajet e fundit të planeve të ministrit Federal të Financave Lindner (FDP) ende duhet të sqarohen në koalicionin qeveritar. Të Gjelbrit dhe SPD në parim kanë sinjalizuar miratimin e projektit. Edhe zëdhënësi i politikave juridike të grupit parlamentar CDU/CSU, Günter Krings, e konsideron projektin e Lindner si një hap në drejtim të duhur, por të vonuar. Deputeti i majtë Pascal Meiser, kërkoi që emrat e pronarëve aktualë të pasurive të paluajtshme dhe aksioneve të kompanive të bëhen publike, si edhe të gjurmohet origjina e aseteve më të mëdha.
E . S / SCAN
Sondazh

Java nis ‘lart’ për Dollarin dhe Frangën – Vijon rritja e valutave kryesore
Java nis ‘lart’ për Dollarin dhe Frangën – Vijon rritja e valutave kryesore Dollari amerikan e ka nisur javën në vlera pozitive pasi ka fituar sërish pikë......

Rivlerësimi i pronave, përfituan 113 mijë familje - Lame: U përfshinë 168 200 pasuri, rekordin e mban Tirana!
Ka përfunduar procesi i rivlerësimit të pronave në vendin tonë. Kreu i Kadatrës Artan Lame në një konferencë për mediat bëri të ditur se 113 mijë familje kanë......

686 milionë tonë në vit me pak emetime CO2 nëse popullsia e botës do të udhëtonte me biçikleta!
Emetimet globale të dioksidit të karbonit mund të reduktohen me 686 milionë ton në vit nëse çdo banor i Tokës udhëton të paktën tre kilometra në ditë me......

Japonia krijon qeset plastike për larjen e rrobave si në lavatriçe!
Nëse po kërkoni mënyrën më të lehtë për të larë rrobat në lëvizje, kjo qese plastike me zinxhir mund të jetë përgjigjja për nevojat tuaja. E krijuar nga......

Si vala më e keqe e të nxehtit në Kinë do të na ndikojë të gjithëve?!
Për javë të tëra, një krizë energjie nga një valë rekord të nxehtit dhe thatësira shoqëruese ka shkaktuar kërdi në të gjithë Sichuan, një provincë ku jetojnë......

Eksportuesi botëror i rërës - Grenlanda mund të’ korrë’ përfitime ekonomike nga ngrohja klimatike!
Një sondazh kombëtar me rreth 1000 grenlandezë të rritur, në të cilin 90% ishin indigjenë, i kryer nga një ekip kërkimor i udhëhequr nga Universiteti McGill......

Roboti i parë humanoid kushton 100 mijë dollarë – Çfarë mund të bëjë dhe për çfarë shërben?! (FOTOT)
Në vitin 2021, Tesla njoftoi se po zhvillonte një robot humanoid për të punuar në fabrika. Dihet se gjatësia e tij do të jetë 173 centimetra, dhe pesha e tij......

Si supermarketet ju bëjnë të shpenzoni më shumë para? - Sekretet e tregtisë!
Pothuajse të gjithë supermarketet moderne janë rregulluar në atë mënyrë që klientët të fillojnë të bëjnë blerje pasi të kalojnë pragun. Në të njëjtën kohë,......